Fshati Tenovë - Historia e fshatit TENOVË
MainRegistrationLogin Me tenova.tk një hap më afër TENOVËS...
E Dielë, 04-Dezember-2016, 17:17
Login form
Site menu

FACEBOOK

Administrator

WEB

RADIO

Komentet tuaja !
500

Statistika




Monografi për historikun e Xhamisë së vjetër dhe Fshatit Tenvë  nga Muhamed Zeqiri 


Parathënie


(me rastin e monografisë ose historikun e xhamisë së vjetër dhe fshatit Tenovë)


 Xhamitë paraqesin objektet e para dhe më të shumta të arkitekturës Islame,të cilat    janë ndërtuar në të gjitha vendet, gjegjësisht vendbanimet ku banojnë pjestarë të  fesë Islame. Për tu paraqitur një imazh të ri kullturo-arsimor.

Çdo civilizim ka lënë gjurmë të pashliyera përmes monomenteve të cilat paraqesin dëshmi të besueshme për jetën dhe zhvillimin e njeriut, gjegjësisht për zhvillimin e fesë islame në këto hapsira.

Në të kaluarën në këto hapsira ishin ndërtuar nji numër i madh xhamishë,nga ai numër që nëpër shekuj ishin ndërtuar është ndërtuar edhe xhamia e vjetër e fshatit Tenovë e cila është ndërtuar në vitin 1689.

Kjo xhami me nji distancë kohore prej 315 vite ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për jetën dhe zhvillimin e jetës fetare, por edhe kombit shqiptar në këtë fshat.

Edhe pse kjo xhami ishte njëra prej më të vjetrat në muftinin e Tetovës. Xhemati i kësaj xhamie vendosi që në vendin e saj të ndërtoj xhami të re. Për shkaqe se koha e bën të veten dhe xhamia gjendeshe me nji situate shum të rënd dhe të rizikshme për tubimin e xhematit dhe kryerjen e namazeve.

Xhamia e vjetër ishte e ndërtuar me materiale mjaft të dobta,me standarde të asaj kohe dhe i kanoseshe rërzimi me pasoja të mëdhaja njerzore.Kjo ishte dëshmi që xhamia duheshte të rindërtohet,apo të ndërtohet objekt i ri në vendin e saj.Në kët mënyrë xhemati hasi me nji problem mjaft delikat, se çfar masa të marë për të sanuar këtë situatë,për shkak se rëzohet një xhami historike, por edhe kushte ekonomike ishin mjaft të vështira.Mirpo xhemati vendosi që të ndërtoj xhami të re në themelet e kësaj xhamie sepse tjetër rrugëdalje nuk kishte.Dhe në këtë vend me 15.04.2006 vj. Filloj ndërtimi i xhamisë së re.

Në këtë situatë .Unë personalisht u gjeta me një situatë shumë të vështirë për shkak se isha udhëheqës I këshillit inicjativ për ndërtimin e xhamisë së re dhe detyra ime ishte mjaft delikate sepse të rëzosh një xhami historike nuk është lehtë sepse kjo xhami k luajtur një rol shumë të rendësishëm në të kaluarëen.

Në një moment më lindi ideja që të shkruaj një monografi ose të bëjë shënime historike për këtë xhami dhe sipas mendimt tim isht e pamundëshme dhe do të isht mëkat që të mos shënoheshin faktet historike dhe kontributin esaj për ruajtjen dhe zhvillimin e fesë islame në këtë fshat.Në këtë kontekst kjo është edhe një satisfaksion për mua për shkak se isha mjaft i dëshpëruar edhe kisha emocione të mëdhaja ndaj kësaj xhamije.

Arsyeja tjetër për të shkruar këtë monografi ishte se, edhe për fshatin deri tash nuk ka asnjë dokument të shkruar,apo shënuar.Dhe sipas mendimit tim dikush duheshte ti bëjë hapat e parë që të shkruajë një monografi të shkurtë për xhaminë e vjetër dhe me nji shtesë për fshatin Tenovë.

Në kontekst të saj unë mora guxim që të formoj një monografi ose shënime hisorike për xhaminë e vjetër dhe fshatin Tenovë.

I vetëdishëm se do të kem;vështirësi,gabime por edhe lëshime për shkak se merem me ngjarje mjaft delikate sikurse janë;të dhënat zyrtare me theks të vacant për themelimin dhe emrin e këtij fshati,që deri tash nuk ka asnje far dokumenti të shënuar për historikun e këtij fshati. Në këtë kontekst,jam i detyruar që të jap sqarime për të dhënat që i posedojë unë.

Të dhënat e sakta për xhaminë janë të marura nga BI muftynija e Tetovës. Kurse të dhënat për fshatin Tenovë ikam shënuar prej bisedve që i kam kryer në jetën time me persona të moshuar(tash të ndjerur)që në atë kohë ishin të aftë dhe kompetent,të cilët  edhe ata  ikanë trashëguar prej gjeneratve (breze) para tyre të cilët janë përcjellur prej gjenerate(breze)në gjeneratë.Këtë dua të theksoj se të gjithë bashkbiseduesit e mij ishin të një mendimi për;preardhjen,dislocimin dhe emrin e fshatit.

Sipas këtyre të dhëna(të lartpërmendrua). Bindja ime personale por edhe e bashkbiseduesve të mij të dhënat janë relevante dhe të vërteta ose më afër të vërtetës , sepse tjetër të vërtetë ose me tjera të dhëna unë nuk posedoj, por edhe bashkbiseduesit e mij tjera të dhëna nuk kanë pasur.

I vetëdishëm se edhe unë do të kem gabime ose lëshime të kësaj (të ashtëquajtur) monografi, vecanarisht ata të sferës gramatikore redaktuese e kështu me radhë.Por mendimi im ishte që të mar hapin e parë dhe të formoj një dokument të shkruar për temën e lartpërmendur me shpresë që studiuesit e së ardhmes do ta thelojnë më tej këtë punim.

Mendimi im ishte që këtë punim të shkurtë ta ndajë në disa pjesë-tituj

   1) Hyrje,

   2) Xhamija si objekt fetar dhe historiku i saj

   3) Historiku I fshatit Tenovë

   4) Shënime historike për xhaminë e vjetër,gjegjësisht si objekt ose mesxhit I parë që paraqet një imazh kulturor por edhe fetar për ruajtjen dhe zhvillimin e fesë islame në këtë fshat.

   5) Ndërtimi I xhmisë së re në themelet e xhamisë së vjetër.

Në fund e lust të gjithfuqishmin xh.sh që të mi fal gabimet dhe lëshimet që ikam bërë në këtë temë.

Si ashut e lus gjithfuqishmin All-llah xh.sh që ta ris dëshirën dhe dashurin te pjestarët e xhematit të kësaj xhamije dhe të gjithë fshatit.Sidomos te gjeneratat e reja q këte xhamij të bukur dhe të shejtë;ta duan,ta ruajnë,ta përmbajnë dhe ta vizitojnë me vizita më të shpeshta për kryerjen e namazeve.Kurse nxënësit ta ndjekin mësim besimin sipas kushteve dhe rregullave të fesë islame.Me një vullnet të madh dhe me një dashuri të vacant ashtu si i takon këtij objekti fetar.

Qeshke puna ime  por e të gjith pjestarëve që kanë marë pjesë në ndërtimin e kësaj xhamije përputhen me hadithin e të dërguarit të All-llahut Sal-lall-llahut alejhi veselem icily ka thënë:’’Ai që ndërton një xhami duke dashur me at të arrij vetëm kënaqësin e All-llahut.All-llahu do ti ndëertoj ndërtese të njejtë në Xhenet’’

Edhe unë I drejtohem All-llahut xh.sh me lutje që të gjithë pjestarët që morën pjesë në finansimin e dhe ndërtimin e kësaj xhamije  ti shpërblej me Xhenet.

                                                                          Nga autori:Haxhi Muhamed Zeqiri. I


M o n o g r a f i


Shënime historike për xhaminë e vjetër me shtesë,historikun e f.Tenovë.


Hyrje:

Fjala monografi (shkronjë të shkruash)rrjedh prej fjalës së vjetër greke e cila donë të thotë:debat shkencor e cila më hollësisht meret me një lëndë;shkence apo presonave gjegjësisht ngjarjeve historike.

Në këtë kontekst.Punimi ime është monografia ose historiku i xhamisë së vjetër,dhe si shtesë të kësaj monografije do të mundohem të ofroj disa shënime historike për fshatin Tenovë.

Edhe një herë theksoj se sipas definicionit,apo përkthimit të fjalës "Monografi”e cila meret me cështje ose ngjarje historike.Lirisht mund të konstatojm se edhe xhamija e vjetër meriton të radhitet në analet historike,për arsye se edhe ky objekt ka luajtur një rol historik për zhvillimin e kulturës Islame në këtë fshat.Jam I mendimit se monografi sështë vetëm raport i saktë i njohurive por edhe një distancë e pasur e historisë së kësaj xhamie dhe fshatit Tenovë,

Do të ishte një padrejtsi,ose mëkat të mos shkruheshe një dokument.ose në këtë rast monografi e shkurtë për xhaminë e vjetër  e cila në një distancë kohore prej tre e më tepër shekuj ka lujatur një rol të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe fesë Islame në këtë fshat,por mund të themi edhe më gjërë në këto hapira.

Në këtë monografi  do të mundohem të ju prezentoj të dhëna burimore ose zyrtare dhe jo zyrtare.Të dhënat zyrtare posedoj vetëm për xhaminë e vjetër.Kurse për fshatin Tenovë nuk ka të dhëna të plota,ose zyrtare.Të dhënat për fshatin që do ti prezantoj në vazdim janë sipas burimeve që unë i posedoj të cilat janë marë me gojë prej personave të ndryshëm (në vazhdim do ti elaboroj),të cilat kanë një peshë dhe janë të vërteta ose më afër të vërtetës.


I


Xhamia dhe hisoriku i saj


 "Xhamia e parë e ndërtuar për njerëz është ajo që u ngrit në Beke(Meke) e dobishme, udhërëfyese për mbarë njerzimin” (Ali Imran A.96).

E para xhami e ndërtuar për njerëz është Qabja, e cila ekziston qysh nga njeriu i parë Ademi as.për këtë flet vet Muhamedi a.s.ku thotë:”Themelet e para të qabes i vendoi Ademi a.s,i cili në të u fal dhe bëri Tavafin”.

Nga fjalët e Muhamedit a.s shihet qartë se xhamia e parë është e vjetër aq sa është edhe vetë njeriu i parë, e cila ka shërbye dhe do të shërbej për pasardhësit e Ademit a.s deri sa të egzistoj bota.

Xhamia si institucion fetar luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin kulturor-islam.Xhamia është hapi i parë ndërtimor që realizoi njeriu mbi sipërfaqen e tokës në mënyrë që të siguroj qetësin shpirtërore dhe për të respektuar krijusein e tij.

Është e ditur se Islami është fe e cil kujdeset jo vetëm për individin,por edhe për tërë bashkësinë Islame për të gjithë besimtarët të cilët jetojnë në këtë bashkësi dhe nga të njejtët lyp që të ruajnë unitetin e plotë ndër pjestarët e vetë,të forcojnë vllazërimin e tyre dhe të bëjnë ofrimin njëri me tjetrin të kenë pikpamje dhe intersa te përbashkta.Pa dyshim njëra prej institucioneve që i shërbejnë këtij qëllimi është xhamia.All-llahu fuqiplotë në shumë ajete kuranore lëvdon ata të cilët bëjnë ndërtimin dhe mirëmbajtjen  e xhamive.

Në vitet e para të shpalljes së Kuranit,Muhamedi a.s dhe shokët e tij jetuan në Meke si një bashkësi e vogël,të cilët jetonin nën presione të mëdhaja nga idhujtarët mekas.Në një situatë të tillë ishte e pamundur që muslimanët në një jeti tejet të varfur të bëjnë rregullimin e shoqërisë së tyre,andaj as nuk mendonin për ndonjë aksion që do tu mundësonte rregullimin e shoqëerisë së tyre.Mirëpo,pas shpërnguljes,gjegjësisht pas kalimit të tyre prej Mekes në një vend tjetër dhe të sigurt pra në Medine,filloi një kthesë vendimtare në jetën e tyre,ngase tash ishin të lirë,gjetën teritore të lira aty filluan të jetojnë në paqë, të  zhvillohen, organizohen dhe gradualisht të forcohen dhe menjëherë filluan të mendojnë edhe në rregullimin e jetës shoqërore si bashkësi e parë Islame. Gjatë udhëtimit të Muhamedit a.s. prej Mekes për në Medine ariti në paralagjen e Medines në vendin e quajtur Kuba ku për herë të parë Muhamedi a.s dhe shokët e tij ndërtuan xhaminë e parë në tokën e lirë.Pas përfundimit të kësaj xhamie Muhamedi a.s vazhdoi rrugën për në Medine.

Muhamedi a.s ndërtimin e xhamisë e konsideroi si detyrë parësore dhe shumë të ngutshme,meqë muslimanët duhet patjetër të kenë vend te caktuar ku do të tubohen dhe bashkarisht në xhemat do të falin namazin,do të dëgjojnë këshillat e Muhamedit a.s dhe do të marin udhëzime për zgjedhjen eventuale të problemeve që i ndodheshin asaj shoqërije.

Fill pas aritjes në Medine,Muhamedi a.s ndërtoi xhaminë e dytë e cila mori emrin”Xhamia e Pejngamberit a.s”.Kjo xhami dhe pse ishte për nga ndërtimi mjaft i thjeshtë,e ndërtuar nga materialet e dobta,nga balta dhe nga drunjët e hurmave,ajo luajti rol mjaft të rëndësishëm në jetën e muslimanëve.Në këtë xhami të thjeshtë,Muhamedi a.s i vuri themelet e para të shtetit të posaformuar në baza të shëndosha të Islamit.

Në këtë xhami bëri vllazërimin në mes muslimanëve,bër bashkimin e të gjitha fiseve.Kjo xhami për muslimanët është:shkollë fillore,e mesme,fakultet,ambulantë ishte shtabi suprem shtabi suprem i të gjitha forcave muslimane,me një fjalë ishte qendër nga e cila fillonin të gjitha aktivitetet  e muslimanëve.

Në këtë xhami tuboheshin të gjitha shtresat e njerëzve,si i riu-plaku,intelektuali-injoranti,oficeri-poltikani,pra xhamia ka qenë cerdhe e të gjitha strukturave.

Xhamia si institucion fetar luajti një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin kulturo arsimor të besimtarëve.Aty rritej dhe zhvillohej dashurija e njerzëve ndaj njëri tjetrit, aty lindin ide prej të cilave dalin aksione fisnike dhe të dobishme për beimtarët,aty mësoheni që të gjithë të jemi pranë njëri tjerit.

Sot nëse bejmë një krahasim ne mes xhamive tona dhe xhamive në kohën Muhamedit a.s dhe të shokëve të tij,do të vërejmë se xhamitë tona janë shumë më të bukura,të ndërtuara me materiale shumë të forta,mirëpo të njejtat nuk i kanë ato suksese dhe rezultate që pati dikur xhamija e Muhamedit a.s..

Muhamedi a.s i kushtoi rëndësi të madhe xhamisë dhe xhematit.Ai xhdo herë pas përfundimit të namazëve numëronte xhematin e vet,nëse dikush mungonte bënte pyetje se cështë puna me të? Mos është i sëmurë ose ndëruar jetë!? Nëse është i sëmur duhet ta vizitojmë, e nëse ka ndëruar jetë duhet t’ia përcjellin xhenazen e tij, e nëse pa asnjë arsyetim nuk ka ardhur në xhami duhet t’i tërhiqet vëretja.

Nga gjithë kjo që u tha deri tash, shihet qartë se çfarë dobie dhe çfarë rëndësie të madhe ka xhamia dhe xhemati në shoqërinë Islame. Andej secili që e ndien veten se është pjestar i fesë Islame, nuk mund ta lejojë veten që një herë në ditë pa vizituar xhaminë, pa hyr në të dhe pa e falur namazin bashkërisht me xhemat.

Në xhami mësohet fjala e All-llahut xh.sh, Kurani dhe suneti i Resul-ullahut, si burime kryesore të dijes dhe edukatës së njeriut. Andaj të gjithë imamat, ligjëruesit dhe punëtorët e tjerë fetar pa ngurim duhet të ngriten në pikpamje profesionale që xhematit të cilit i shërbejnë ta udhëzojnë në njohjen dhe respektimin e Kuranit dhe sunetit,të cilat janë burimet kryesore të Islamit.

Imamët në radhë të parë e kanë për detyrë që me punën e tyre në xhami të zhvillojnë dhe kultivojnë vetëdijen fetare, duke shërbyer si shembull në të gjitha aktivitetet dhe opcionet që kanë për qëllim begatimin e jetës dhe fesë. Nga se xhamia është vendi më i përshtatshëm për zhvillimin e vlerave fetare Islame. Besimtarët këto vlera duhet ti kultivojnë dhe ti percjellin brez pas brezi deri sa të egzistojë bota. Xhamitë janë vendet më të dashura të All-llahut xh.sh., në të muslimani është më i rehatshëm dhe më i qetë, ku përjeton një kënaqësi shpirtërore gjatë të falurit e pesë kohëve të namazit.

Në fund do të përfundojmë këtë punim me një ajet nga Kurani Famëlartë: ”E drejt e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që ika besuar All-llahut dhe ditës së mbrëmë(gjykimit)e që fal namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuar në rrugën e drejtë”(TEVBE A 18)                             


                                                         


                                                                      Autor:Hafiz Ismet Efendi Murati


                                                                        Imam i xhamisë së re f.Tenovë.


 


II


Fshati Tenovë dhe prejardhja e emrit të fshatit

Emri i f.Tenovë vjen nga fjala turke "tena”që d.m.th.(pak njerëz dhe qetësi). Hollësitë do ti sjelli në vazhdim.

Fshati Tenovë egziston përafësisht që prej shekullit XV (sipas të dhënave jo zyrtare). Ky fshat ka qenë i vendosur në vendin e quajtur "Pjepa” ose "Vadenica-ara” që ujiten rreth rrugës Tenovë-Radiovcë. Atje banorët e këtij fshati kanë jetuar një kohë shumë të shkurtë edhe kanë qenë shumë pak familje.Vendi ka qenë jo i përshtatshëm për të egzistuar dhe zhvilluar ky fshat,për shkaqe të ndryshme klimatike dhe sigurie.

Në shekullin që lartë e përmendëm,disa banorë kanë vendos që të shpërngulen prej këtij lokacioni dhe të ndërtojnë shtëpi në lokacionin rreth malit "Lipa” ose në lokalitetin e pjesës së epërme të këtij fshati që sot egziston, kurse pjesa tjetër që kanë mbetur në fshatin e parë kanë qenë të interesuar për këto fshatra që kanë ndërtuar shtëpi në lokalitetin e ri rreth pjesës malore dhe larg rrugës kryesore. Interesimi i banorëve të ngelu në lokalitetin e vjetër ka qenë: pse këto banorë u larguan nga ky lokacion dhe u vendosën në lokalitetin tjetër rreth malit,ose në anën tjetër të lumit Vardar?

Ato janë përgjegjur se ndihen shumë mirë dhe "tena”. Prej kësaj fjale’’Tena’’ky fshat e ka marë emrin Tenovë.

Banorët tjerë që janë vërtetuar se në këtë pjesë të lokalitetit ka më tepër siguri dhe kushtet janë shumë më të volitshme për themelimin dhe zhvillimin e fshatit kështuqë të gjithë janë shpërngulur prej vendit të lartëpërmendur dhe u janë bashkangjitur këtyre fshatarëve duke ndërtuar shtëpi në vendin e ri, ose në fshatin e ri të quajtur Tenovë.

Kjo është një histori e shkurtër për fshatin Tenovë e veçanërisht për emrin e këtij fshati.

Unë vendosa që të mos merem me:

-Emra, mbiemra, familje(mëhalla), konfesione dhe kombe, me atë se kush dhe se si ka ardhur në këtë fshat për shkaqe të ndryshme, pa baza zyrtare. U përcaktova për variantën që të jap një paqyrë ose retrospektivë të shkurtër për prejardhjen e veçanërisht për emrin e këtij fshati.

Bindja dhe arsyeja ime është se sa më tepër të meresh me ngjarje jo zyrtare, mund të ketë pasoja dhe reagime të ndryshme, që unë nuk e kam atë për qëllim në këtë shkrim.Për arsyet e lartpërmendura  u përcaktova për varianitn që të shkruaj vetëm për ato të dhëna (jo zyrtare) që janë shumë afër të vërtetës. Arsyetimi im është sepse njerëzit me të cilët kam biseduar të gjithë ishin të një fjale, dhe të dhënat (e lartëpërmendura) asnjeri nuk i mohonte por të gjith i vërtetonin. Në jetën time kam pasur biseda me plot njerëz të moshuar, por shumë të aftë dhe kompetent. Këto biseda i kam kryer dhe me këto informata jam marur që në moshën time të hershme. Me personat e nderuar që kam biseduar në jetën time kanë qenë mjaft të aftë(për atë kohë)dhe të respektuar nga pjesa dërmuese e këtij fshati.

Mendimi im personal është(edhe pse merem me ngjarje jo zyrtare)që ky punim të mirëpritet nga lexuesi për arsye se edhe këta të dhëna ofrojnë një njohuri të konsiderueshme për preardhjen,emrin dhe egzistimin e f.Tenovë me shpresë që gjeneratat e reja,ose studiues të së ardhmes do ta thellojnë më tej këtë punim.

Edhe një herë theksoj,dhe mesazhi im është që gjeneratat e ardhshme si bazë për të dhënat e fshatit ta kenë këtë punim dhe asesi mos përdorin tjera të dhëna,për shkak se të dhëna të sakta nuk egzistojnë për këtë fshat.Ka vetëm gënjeshtra dhe falsifikime për historikun e këtij fshati.

Këtu kam për detyrë që të ua bëj me dije gjeneratave të reja që të mos meren me të dhënat që I kanë shënuar mjë pjesë e ashtaquajtur historian nga Beogradi të cilët kanë formuar një histori të gabuar,ose më saktësisht të rejshme për fshatin Tenovë.

Fshati Tenovë ka qenë(deri në vitet 1950)i vendosur në pjesën e epërme të fshatit egzistues.Këtu kanë jetuar edhe shqiptarët edhe pala maqedone.Kushtet kanë qenë mjaft të vështira,vecanarisht problemi më i madh ka qenë ui(për pije dhe përdorim.Në vitet pas 1950 filloi disllokimi (shpërngulja)e një pjese të fshatarëve në pjesën e poshtme ose në pjesën rreth lumit "Vardar” arsyja e shpërnguljes të një pjese të këtyre banorëve ka qenë problemi me ujin për pije dhe përdorim.

Ky disllocim ose shpërngulje të një pjese të banorëve.Fshati Tenovë i dha një pamje të ndryshme se pamja e më parshme,mund të themi se fshati Tenovë ka një pozitë mjaft të mirë,por me shumë mangësira urbanistike. Këtu duhet theksuar se mardhëniet ndërkombëtare dhe konfeksionale kanë qenë në një nivel shumë të mirë,dhe kjo vërtetohet me faktin se dy  konfeksionet (fetë) kanë ndërtuar xhaminë dhe kishën në një distancë shumë të afërt.


III


 


 


Xhamia e vjetër dhe historiku i saj


 Për ndërtimin e xhamisë ka të dhëna zyrtare dhe evidencë të saktë e cila është evidentuar në Baskësinë Islame të Maqedonisë dhe sipas kësaj evidence kjo xhami është ndërtuar në vitin 1689.Mirëpo sipas të dhënave jo zyrtare kjo xhami është ndërtuar më herët se ky vit.Kurse për kishën e vjetër nuk ka të dhëna zyrtare,vetëm të dhëna zyrtare ka se kisha është ndërtuar në vitin 1920.

Pas kësaj historie,ose shënimeve historike për formimin,emrin egzistimin dhe zhvillimin e këtij fshati.Ne do ti kthehemi temës kryesore për të cilën jemi përcaktuar,dhe ajo është:monografia, ose shënime historike për xhaminë e vjetër në fshatin Tenovë.

Xhamia e vjetër apo xhamia (e cila ka qenë e vetmja në këtë fshat)është ndërtuar në vitin 1689 si e lartëpërmendur  dhe kjo xhami radhitet ndër xhamitë më të vjetr në muftinin e Bashkësisë Islame në Tetovë,por edhe ma gjërë në këto hapsira.

Kjo xhami,edhe pse ka qenë e ndërtuar me materiale shumë të dobta (gur,plita dhe dru)por jeta,ose egzistimi i kësaj xhamie ka qenë shumë i gjatë prej një distance kohore prej 315vite.

Kjo është një fenomen i vecantë i cili është për të analizuar këtë fenomen të jashtëzakonshëm.Kanë kaluar shumë vite me kohra të vështira,sikurse janë:ndryshime atmosferike,vërshime,mbulesa të mëdha me borë,era të mëdhaja,tërmete dhe ashtu me radhë(do ti shënoj 2 tërmete që unë i mbaj mend edhe ata janë:në vitet 1960 dhe 1963 me 7 shkallë të Rihtertit)por sigurisht edhe më parë ka pasur kështu tërmete.Mirëpo ky objekt fetar i ka përballuar të gjitha këto ngjarje atmosferikr,por edhe tjera ngjarje që kanë pasur ndikim dhe rrezik për rëzimin ose dëmtimin e këtij objekti mirëpo ky objekt i ka përballuar të gjitha këto rreziqe dhe ka mbijetuar mbi 315vite.Dhe me të drejtë themi se ky është një fenomen i jashtëzakonshëm.Dhe konstantimi im dhe shumë tjerëve është,se ky objekt fetar ka pas një mbrojtje të jashtëzakonshme edhe ajo është sigurisht mbrojtja e perendisë.

Kjo xhami në këtë distanc kohore ka luajtur rol të madh për egzistimin dhe zhvillimin e fesë Islame dhe kombit shqiptarë në këtë fshat.Kur është ndërtuar kjo xhami,fshati Tenovë ka qenë me një numër të vogël familjesh,si ashtu edhe numri i muslimanëve por edhe i krishterëve në këtë fshat ka qenë mjaft i vogël. Mirëpo zhvillimi ka vazhduar dhe numri i familjeve(shtëpive)në këtë fshat,në momentin ka aritur afër 300 shtëpi prej këtyre 260shtëpi janë shqiptarë të besimit Islam. Në këtë kontekst duhet theksuar se shumë nxënës që kanë mësuar dhe mësojnë në këtë xhami për bazat e fesë Islame vecanarisht me libra në gjuhën arabe.Shumë prej tyre kanë aritur në një nivel që kanë kryer edhe hatme.Disa prej tyre kanë vazhduar mësimet në shkolla të mesme

fetare(në Shkup dhe Prishtinë) kurse tre vetë të respektuar kanë kryer fakultetin Teologjik në sarajevë këto janë:Ismet Murati,Mahir Zeqiri dhe Tasin Zeqiri të cilët në momentin kryenë detyra në lëminë e shkencave Islame,dhe për ne kjo është një kënaqsi e veçantë,dhe me të drejtë flasim me një epitet të lartë për rolin historik të kësaj xhamie të shejtë.

Këtu dua të theksoj se si rezultat i ruajtjes dhe zhvillimit të kombit dhe fesë në këtë fshat. Para disa vitesh u ndërtua edhe xhamia e re.Me ndërtimin e xhamisë së re, vërtetohet roli historik i xhamisë së vjetër që me shekuj e ka kultivuar kulturën Islame,dhe të muslimanët ka ngritur një vetëdije të lartë për zhvillimin e fesë.

Si ashtu duhet të theksoj se banorët e këtij fshati,me theks të vecantë ata që i takojnë fesë Islame kanë marë edhe tjera inicjativa për ndërtime të shumë objekteve të sferës së infrastrukturës në këtë fshat.Me një fjalë mund të konstatoj se xhamia e vjetëer ka luajtur një rol shumë të madh në ngritjen e kulturës Islame.Si ashtu duhet  theksuar se një rol të rëndësishëm në zhvillimin e fesë Islame kanë luajtur edhe imamat(hoxhollarët)që kanë kryer detyrën në këtë xhami.

Në këtë kontekst duhet shënuar apo përmendur disa prej imamëve që kanë qenë në këtë xhami.Edhe pse nuk kemi të dhëna për të gjithë imamat e kësaj xhamie por do ti përmendim disa prej tyre,edhe atë prej

viteve 1920-2006 e ata janë: Neimi nga Tetova, Molla Imeri (haxhi hafëzi) nga Tetova, Ismeti nga fshati Gradec, Samiu nga fshati Forinë, Ilmiu nga fshati Forinë,J ahiu nga fshati Cellopek, Sadriu nga Përshevca, Xhaemaili nga fshati Sedllarcë, Besiri nga fshati Miletinë, Ibrahimi nga fshati Forinë dhe Vajdini nga fshati Kamenjan.


 


KONSTATIM:

Lirisht mund të themi dhe konstantojm se si lart i përmendëm ngjarjet dhe rezultatet të kësaj xhamie.Me të drejtë themi se kjo xhami është historike.Mirëpo koha e bën të veten,se xhamia erdh në një situatë shumë të vështirë dhe kanoseshe rreziku për ramjen ose shkatërimin e saj.Pasojat mundshin të jenë të mëdha vecanarisht kur tuboheshin shumë njerëz(xhematë)për kryerjen e namazeve e vecanarisht për namazet e Bajrameve.

Në bazë të këtyre të dhënave për rrezikun e rëzimit të xhamisë së vjetër,xhemati i kësaj xhamie vendosi që të marë aktivitete për rindërtimin e të njejtës xhami,ose ose ndërtimin e xhamisë së re.

Këtu duhet theksuar se këshilli I xhamisë bëri konsultime me të gjitha instancat relevante(muftinin dhe komunën)për sanimin e objektit të vjetër.Mirëpo të gjithë përfaqsuesit e këtyre organe ishin të një mendimi se:xhamia e vjetër matutje nuk mund të përdoret si objekt për kryerjen e aktiviteteve fetare dhe tubim të njerëzve për shkak se ishte mjaft e dëmtuar dhe i kanoseshe rreziku për rrëzimin e saj.

Sipas mendimit të personave,ose organeve të lartëpërmendur.Ky objekt duhet prej themeli të rindërtohet ose ndërtim të një objekti të ri.

Në bazë të kësaj (lartpërmendur).Xhemati solli vendim që xhamia e vjetër të rrëzohet dhe në themelet e saj të ndërtohet xhamia e re.Si ashtu u vendos që xhamia e re të ketë shenja për historikun e xhamisë së vjetër,(të shënohet viti i ndërtimit të xhamisë së vjetër,incizime dhe fotografi për objektin e vjetër).                                               


 


IV


 


Vendim

 Në bazë të kësaj të lartëpërmendur.Xhemati I kësaj xhamie në muajin Shkurt 2006vj në tubim,ose me rastin e faljes së xhumasë vendosi që të miren aktivitete për rindërtimin ë xhamisë së vjetër.

Vendimi ishte që: xhamia të prishet deri në themel dhe në të njejtin vend të ndërtohet xhami e re,por të vazhdoj emri dhe historia e xhamisë së vjetër.

Në këtë ditë u forma këshilli inicjativ,me detyrë që të marë masat për pregatitjen e dokumentacionit relevant për fillimin e aktiviteteve për rëzimin dhe rindërtimin ose ndërtimin e xhamisë së re.Edhe pse hasëm  në disa probleme të pa arsyeshme për rëzimin dhe fillimin e aktiviteteve për ndërtimin e xhamisë së re. Unë dhe bashkëpuntorët-këshilli iniciativ që ishin të autorizuar për fillimin dhe vazhdimin e aktiviteteve nuk I murëm para sysh pengesat që na bëjshin një pjesë e popullatës vecanarisht xhematit të kësaj xhamie.

Këtë monografi, ose shënime historike të shkutra për xhaminë e vjetër me shtesë për fshatin Tenovë,dhe rolin e saj që e ka luajtur në këtë distancë kohore prej 315vite.E shkruaj për arye,që gjeneratat e reja që do të vinë,të kenë një pasqyrë,ose një mongrafi të shkurtë për ngjarjet historike që lart i përmendëm.Si ashtu dhe gjeneratat e reja të kenë nji dituri; se në themelet e xhamisë historike, është themelua xhamia e re, me dëshirë që kjo xhami(edhe pse e vogël)të ketë jetë të gjatë si xhamia e vjetër.

I vetëdishëm se ky punim i shkruajtur nuk është i mjaftueshëm për të formuar një monografi më të gjërë me theks të vecantë për fshatin Tenovë për shkak të mungesës së të dhënave burimore dhe të sakta.

Edhe një herë potencoj se deri tash nuk egziston as një dokument I shkruar,përvec bisedave që kam bërë me njerëz të moshuar,por shumë të zgjuar dhe për atë kohë të aftë.

Thellë jam i bindur se shënimet historike për xhaminë e vjetër dhe fshatin  janë të vërteta,ose më afër të vërtetës.Këtë e theksoj për shkak se tjetër të vërtetë,ose tjera të dhëna:për themelimin,egzistimin dhe zhvillimin e këtij fshati nuk egzistojnë.

Në këtë kontekst,kam për detyrë të theksoj një ngjarje,ose një shkrim(të ashtëquajtur)historia e fshatit Tenovë,që është shkruar prej një njeri prej Beogradi në vitin 1949-1950 I cili jo vetëm që historin e këtij fshati nuk e tregon reale.Por meret edhe me gënjeshtra,mashtrime dhe dezinformata për themelimin egzistimin dhe për mbajtjen nacinale të këtij fshati.

Unë qysh në vitet 1966-1970, këtë histori jo të realtë dhe tendecioze e kamë hudhur poshtë si të pa vërtetë dhe me shumë gënjeshtra dhe mashtrime.

Ky person i lartë përmendur.Bisedat për këtë fshat i ka kryer me njerëz injorantë,por edhe tendecinoz.Për këtë arsye ,unë vendosa që këto shënime të përsonit të lartë përmendur ti regjistroj në këtë monografi,ose dokumente të shkruar për shkak se në këtë fshat ka persona që posedojnë një pjesë të dokumentit të lartëpërmendur.Dhe të gjitha ata të dhëna aq janë,jo të vërteta dhe falcifikate,a priori ti hudhë poshtë.

I vetëdishëm se edhe unë kam lëshime,por edhe gabime.Mirëpo vendosa që të merem me të dhëna ma reale dhe më afër të vërtetës e jo të merem me gënjeshtra,ose ta fallcifikojë historinë e këtij fshati,vecanarisht për egzistimin dhe zhvillimin e kombit shqiptar dhe fesë Islame në këtë fshat.

Për të gjitha lëshimet ,ose gabimet që I kam bërë në këtë punim me theks të vecantë ata të sferës:gramatikore,letrare dhe redaktuese.Kërkoj ndjesë (falje),prej lexuesit por më tepër prej Allahut xh.sh.Edhe një herë theksoj se:dëshira ime është që gjeneratat e reja ose studiuesit e të ardhmes.Këtë punim me hulumtime më të thella më tej ta thellsojnë.


V


 


Fillimi i ndërtimit së xhamisë së re.

 Në shtesë të kësaj monografie do të mundohem të jap sqarime dhe arsyetime për shkaqet,pse erdhi deri te rëzimi i xhamis së vjetër dhe fillimin e aktiviteteve për rindërtimin,gjegjësisht ndërtimin e xhamisë së re në themelet e ksaj xhamie.

Në fillim të këtij punimi disa herë kam potencuar shkaqet pse erdhi deri në prishjen ose rëzimin e xhamisë së vjetër dhe pse e njëjta nuk vazhdoj të ngel si xhami.


ARSYETIM:


Xhamia e vjetër u rëzua për arsye  sigurie për xhematin e kësaj xhamie. Unë në fillim potencova se koha e bën të veten, dhe me çfar materialesh ishte ndërtuar xhamia e vjetër.

Ky objektë gjendeshe me nji gjendje  të jashtëzakonshme të rënd dhe i kanoseshe rëzimi me pasoja katastrofale për xhematin,veçanarisht kur tubimi ishte me nji numër të madh.Në disa pjesë muri i xhamisë ishte dëmtuar dhe dukshëm njiheshe shkatrimi i tij dhe nuk kishte kushte për sanimin e murit ose pjesëve të tjera të objektit,për shkak se xhamia ishte ndërtuar me materiale shumë të dobta.

Sipas mendimit të personave kompetent (ingiener-të ndërtimtaris) për sanimin e ktij objekti nuk kishte tjetër rugë dalje, përveç rëzimit të objektit dhe ndërtimin e objektit të ri.Sipas mendimit të organeve kompetent të komunës.Kjo xhami duheshe ose të rëzohet ose të ndalohen të gjithë aktivitetet e kryerjes së namazave në kët objekt të dëmtuar.

Xhemati u gjet me nji situate mjaft delikate:të mbyllet ose të ndërtohet xhami e re.Këtu duhëshe të aprovohet  nji vendim historik.Historik e them për shkak se të fillosh ndërtimin e xhamisë së re  ështe mjaft vendim i guximshëm, duhet mjaft mjete financiale.Për shkaqe se gjendja ekonomike e këtij xhematit ësht mjaft e vështir.Pjesmarësit ose xhemati i kësaj xhamie është nji numër i vogël me vetëm 85 shtëpi si xhemat të kësaj xhamie.

Nji pjesë,ose pjesa dërmuese e xhematit ishte për fillimin e ndërtimit e xhamisë së re.Si ashtu duhet theksuar se në radhët e para që e përmbajshin iniciativën për fillimin e xhamisë së re ishin rinia e cila kishte vullnet të madh për ndërtimin e xhamisë së re.Edhe pse pjesa dërmuese e xhematit kishte një vullnet të madh për fillimin aktiviteteve për ndërtimin e xhamisë së re.Mirëpo u paraqit një pjesë e vogël e xhematit prej disa personave që ishin mjaft destruktiv dhe nuk pajtoheshin të ndërtohet xhamia e re.Kjo pjesë me një numër te vogël të xhematit nuk kishte përmbajtje prej pjesës dërmuese për shkak se arsyetimet e tyre ishin pa bazë që të mos prishet xhamia e vjetër.Kurse arsya e pjesës dërmuese të xhematit ishte e bazuar në baza të shëndosha se do të prishet xhamia e vjetër,por në themelet e asaj do të ndërtojm një objekt të ri me materialet moderne i cili do të vazhdoj traditën e xhamisë së vjetër .

Në emër të All-llahut xh.sh. xhemati i kësaj xhamie në muajin Shkurt 2006 dita e xhuma(premte) solli vendim për ndërtimin e xhamisë së re.U formua këshilli inicjativ me detyrë që të kompletoj dokumentet relevante për;rëzimin e xhamisë së vjetër edhe ndërtimin e xhamisë së re.

Në 02/04/2006 filloi rëzimi I objektit të vjetër dhe pregatitja e terenit për fillimin e ndërtimit të xhamisë së re.Këshili hapi tender publik që të marë oferta me cmime dhe kushte më të volitshme.Këshilli prej 6 ofertave të paraqitura e pranoi ofertën e ndërmarjes ndërtimtare "Pro-Ingenering”i përfaqsuar nga Ibrahim Ferati.

Me 16/04/2006 filluan aktivitetet,dhe me një ceremonial solemn u vu gurë themeli i xhamisë së re.Në këtë ceremonial ishin të pranishëm apo murën pjesë një numër i madh i banorëve të këtij fshati.Gëzimi ishte madhështor,mirëpo te unë,por edhe tek bashkpuntorët e mij ishte një gëzim por edhe emocione një frigë e madhe,se si do ti dalim këtij aktiviteti deri në fund.

Në këtë kontekst dua të theksoj se secila punë,aktivitet kur fillon në emër të Zotit,ajo punë pa dyshim që dotë shkoj mirë dhe do të mbaroj mirë dhe në kohë.Ashtu ndodhi edhe me ndërtimin e këtij objekti(per ne )shumë i mirë dhe impozant i cili është ndërtuar me standarde shumë të larta dhe moderne dhe shpresojm se do ti shërbej me qindra vite këtij xhemati për kryerjen e aktiviteteve fetare :falja e namazeve dhe mësim besimi i nxënësve në klasën që është ndërtuar në këtë objekt.I lutena të plotëfuqishmit që edhe këtë objekt ta ruaj nga të kqijat sikurse kishte ruajtur xhaminë e vjetër na”(këshilli drejtues)por edhe gjithë dashamirët e kësaj xhamie jemi të befasuar,që këtë objekt madhështor ta ndërtojmë me një distancë kohore prej 8 muajsh. 

Këshilli drejtues:

- H.Muhamed Zeqiri

- Fakri Bilalli

- Rakip Elmazi

- Hafiz Ismet ef.Murati

- H.Lutfi Shabani

- Selajdin Zeqiri

- Ramiz Beqiri

- Etem Zeqiri

- Nasuf Zeqiri

si anëtar të këshillit drejtues dhe Sulejman Shefkiu si kryetar i B.L.i cili ka dhënë kontribut të konsiderueshëm. I falenderohemi All-llahut xh.sh. për ndihmën dhe vullnetin që na dha neve.Por edhe të gjithë pjestarve që morën pjesë në financimin për ndërtimin e kësaj xhamie.Këtë monografi në parathënien time e fillova me hadithin e të dërguarit të All-llahut Sal-lall-llahut dhe do ta mbaroj me të njejtin hadith  që d.m.th.:”Ai që ndërton një xhami duke dashur me atë të arij vetëm kënaqësin e All-llahut.All-llahu do ti ndëroj ndërtesë të njejtë në Xhenet”

Edhe unë personalisht do ti drejtohem All-llahut xh.sh. me lutje:që të gjithë pjestarët që morën pjesë në finansimin dhe gjithë aktiviteteve reth kësaj xhamije ti shpërblej me Xhenet.


 

                                                                                 Autori:


                                                                       Haxhi Muhamed Zeqiri

     
500
Statistika

Kategoria: |E shikuar: 467 | Shkruar nga: zutibaba |Data: 13-Janarë-2011 | Komentet (0)



FSHATI TENOVË-KOMUNA E BËRVENICËS

Prof. Ismet Jonuzi-Krosi

"LOKALITETI I LASHTË ME DËSHMI TË THEMELEVE ILIRE”

/VIZITA MË 08.02.2003, ËSHTË BOTUR NË "FAKTI” MË 15.02.2003/

Lokaliteti i lashtë ku të parët kanë banuar ka një mori dëshmi të themeleve që janë evidente ndërsa sa i përket vendemërtimit VADEN+ICË , ka të bëjë me ; BEFASINË OSE E PAPRITUR që përkon me fjalën e urtë popullore ”UDHA VADE NUK KA”, pra VADEN+ICA(sufiksi ICA ) do të thotë befasi apo e papritur etj. Rrëzë kodrinës së Malit të Thatë në formën e gjysmë harkut ku lumi Vardar e ndanë fshatin, shtrihet Tenova 17 km larg Tetovës, lartësia mbidetare 475 m. me territor prej 5.3 km2. Daton që nga mesjeta e hershme e deri më sot. Ky fshat graviton në Komunën e Bërvenicës, ka dy këshilltarë komunal nga ky fshat i cili në bashkëpunim me Bashkësinë Vendore i koordinojnë punët në interes të përbashkët, ka mbi 380 shtëpi dhe afër 2 mijë banorë, por, prej 380 shtëpive, 320 janë shqiptarë dhe 60 janë maqedonas. Ka disa shitore e ndërmarrje të vogla, dy xhami, një kishë, klubin e futbollit etj.



HISTORIKU

Ky lokalitet përmendet në historiografinë e dëshmive të Isa Beut në Pollogu të Tetovës dhe Gostivarit në vitin 1455, fshati i sotëm Tenovë përmendet edhe me emrat si TEANË dhe TENË, ka pasur 31 shtëpi, /Dr. Hazim Shabanovic "Krajista Isa-Beg is’hakovica zbirni katastarski popis iz 1455” na jep të dhënat e lartpërmendura për vakufet e Tetovës që janë bërë gjatë 9 deri 18 maj 1455/ Ndërsa, në defterët e osmanlinjve të shekullit XV përmendet në vitin 1452/53 kanë jetuar 29 familje, 4 të pamartuar dhe 2 vejusha, në vitet 1467/68 haset me 49 familjeje, 2 të pamartuar dhe 2 vejusha, më 1544/45 kanë jetuar 19 familje, 3 të pamartuar dhe 1 vejushë, më 1568/69 ka pasur 23 familje dhe 12 të pamartuar.[1] Poashtu, Tenova dikur para shumë shekujsh është shtrirë në vendin e quajtur VADENCË dhe PËRCË/[2]. Pra, ky lokalitet nuk haset në asnjë dokument të regjistrimit të perandorisë osmane. Themelet e lashtësisë së VADENICËS janë në afërsi të rrugës Tetovë-Gostivar në vendin e Hanit të dikurshëm ku kanë bujtur kalimtarët, tregtarët, kusarët e tjerë, ku ende përmendet mulliri i lashtë mbi lumin Vardar. Në këtë vend thuhet se kanë pushuar, ndërsa në lokalitetin e sotëm të Tenovës kanë qenë stanet e bollshme të blegtorëve. Për emrin e TENOVËS nga gojëdhënat kuptova se ka të bëjë me TE+NA që nënkupton TE NE si p.sh ejani te ne, si dhe një gojëdhënë që nënkuptojmë pak ose mos shtimi që përkon me ditët e sotme të emrit TENA+OVA(sufiks "OVA” tepër i përhapur në torëthoret e Luginës së Vardarit dhe më gjerë)=TENOVA, ndërkaq Tenova si lokaliteti i lashtë ku të parët kanë banuar ka një mori dëshmish të themeleve që janë evidente ndërsa sa i përket vendemërtimit VADEN+ICË, ka të bëjë me; BEFASINË OSE E PAPRITUR që përkon me fjalën e urtë popullore”UDHA VADE NUK KA”, pra VADEN+ICA ( sufiksi ICA) do të thotë befasi apo e papritur etj.



INVESTIME TË PAKTA NË SFERËN E INFRASTRUKTURËS

Në vitin 1978/79 me vetëkontribut banorët e këtij fshati kanë shtruar rrugët me asfalt dhe bekatona, siç shprehet edhe vet kryetari I Bashkësisë Vendore Jonuz Neziri se janë duke hartuar projektin ideor për këtë çështje tepër të nevojshme që kuptohet se ka nevojë të intervenohet në sanimin e rrugëve të fshatit. Në vitin 1992 kanë rregulluar kanalizimin e ujërave fekale i cili projekt ka kushtuar mbi 25 mijë euro edhe pse kanë nevojë që ky kanalizim të shtohet që t’i përfshinë edhe ujërat e të reshurave atmosferike që vërtetë ndikojnë negativisht, por për këtë çështje janë duke hartuar projektin ideor e për ta tejkaluar problemin e kamotshëm që u sjellë kokëçarje serioze. Uji për pije shfrytëzohet nga puset e shumta private edhe pse Bashkësia Vendore ka përgatitur projektin e ujit për pije që do ta zgjidhte këtë kërkesë vitale të tenovasve.

Projektin e ujit për pije thotë kryetari i Bashkësisë Vendore do të ushtojë mbi 300 mijë euro e që përfshinë edhe instalimin e rrjetit, ndërsa burimin e kanë gjetur në afërsi të stadiumit ku do ta ndërtojnë objektin konform standardeve si të ujit dhe nevojave tjera. Ky projekt pritet që së shpejti të fillojë ku edhe presin ndihma konkrete financiare nga instancat shtetërore, shoqatat e ndryshme si dhe participimi i tyre me mbi 20% bashkë me punën në terren.

Banorët e këtij lokaliteti njihen si bujq të vyeshëm me produktet, kulturat dhe rendimentet e ndryshme bujqësore si në ish-Jugosllavi po edhe në Luginën e Pollogut, por kanë telashe serioze me ujin për ujitjen e tokave të shumta pjellore siç thonë se sistemi i kanalizimit që vjen nga Gostivari deri në Pirok dhe ai i Çegranit sadopak i përmbush nevojat dhe kërkesat, edhe pse tenovasit kanë hapur puse të shumta private nëpër fusha. Në Tenovë sinonim i bujqësisë është Sulejman Shefkiu i cili ka mbi 30 krerë lopë që njëherë edhe bën grumbullimin e qumështit për qumështoren "HIT 73” nga fshati Kamjan.

Blegtoria në Tenovë dikur ka qenë shumë e zhvilluar, ndërsa sot ka dekadencë serioze ngase sot për sot ka afro 200 kokë dhen nga trashëgimtarët e qahajve Garip Rushitit dhe Rexhep Rushitit.

Për dallim nga fshatrat e tjerë të luginës së Pollogut, ka siç thonë thuajse çdo shtëpi nga një apo dy mërgimtarë dhe atë në shtetet e ndryshme të Evropës Perëndimore, që japin kontribut të jashtëzakonshëm në shumë projekte konkrete në të mirë të vet fshatit. Përqindja e familjeve që marrin ndihma sociale është e theksuar në Tenovë.



NDRIÇIMI PUBLIK DHE RRYMA

Ndriçimi publik është në gjendje të mirë edhe pse kërkojnë të sanohen. Në rrafshin e elektrifikimit ballafaqohen me mungesën e rrymës elektrike kanë nevojë dhe kërkesat e zhvillimit teknologjik kërkojnë investime të reja e veçmas për trafostacione dhe se kanë shpresë se edhe këtë çështja do ta kalojnë në bashkëpunim me elektrodistribucionin, ngase tenovasit mbi 70% e paguajnë harxhimin e rrymës elektrike. Prej vitit 1976 e këndej kanë të instaluar rrjetin tokësor të telefonave,



AMBULANCA E SHËNDETËSISË

Në vitin 1990 e kanë ndërtuar objektin e ambulancës së shëndetësisë ku një herë në javë punon mjeku nga fshati Zherovjan, kjo ambulancë trajtohet si periferike, por thonë se kanë nevojë që të punësojnë një mjek dhe motra medicinale ngase kërkesat dhe nevojat në rrafshin e shëndetësisë janë më se të nevojshme dhe se besojnë se kjo kërkesë reale do të realizohet në të mirën e tenovasve.



NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME JANË SIMBOLIKE

Ka afër 10 shitore dhe lokale afariste të cilat nga dita në ditë janë duke shënuar suksese të lakmueshme.



FEJA, SHKOLLA DHE SHKOLLIMI

Shkolla e parë është hapur pas viteve të 1912 në kohën e luftërave bakllkanike apo të pushtimit të serbit të parë e që ka ekzistuar në mejtepin Xhamisë së Moçme e cila sipas dëshmive historiografike është ndërtuar në vitin 1682, por përmendet se në vitet 1908-1912 ka ndikuar për përhapjen e shkollimit në këtë fshat veprimtari Zija Elbasani, edhe pse kanë edhe një xhami të re. Shkolla në Tenovë në vitet 1941/1945 emrin e ka pasur "ZGJIMI”, ndërsa përmendet themeluesi, respektivisht përgjegjësi i parë mësuesi Nexhmi Elmazi në vitin 1945/46, ndërsa sot kjo shkollë territoriale katërvjeçare "JANE SANDANSKI” e cila graviton në shkollën fillore "GOCE DELLÇEV” të fshatit Stençe, ndërsa prej të pestës deri në atë të tetën gravitojnë në shkollën fillore "LIRIA” të fshatit Zherovjan ku deri në vitin 1998 e kanë vijuar mësimin ndërsa sot shkollimin e vijojnë në Tenovë. Në këtë shkollë mësimin e ndjekin 250 nxënës prej të cilëve 240 janë shqiptarë dhe 10 maqedonas si në 10 paralele ku përgjegjës është Shenazi Kadriu.

Objekti i kësaj shkolle është rindërtuar në vitin 1997 me vetëkontribut ku mërgimtarët e këtij fshati që janë me një përqindje relative si në Evropë edhe në bregdetin kroat, e gjithkund kanë dhënë ndihmën e duhur që dëshmon se përkrahin edhe projektet e ndryshme në të mirë të banorëve të Tenovës si dhe të donacioneve nga CRS e etj.

Gjendja në këtë shkollë siç shprehet përgjegjësi Shenazi Kadriu është relative edhe pse kanë nevojë për investime në sanitari e mjete tjera themelore. Shkollimin e mesëm nga ky fshat e ndjekin mbi 30% që nuk kënaq si dhe mbi 20% prej atyre që ndjekin shkollimin e mesme vazhdojnë studimet universitare në UT e gjetiu.

Mburrja e tenovasve në rrafshin e çështjes kombëtare të cilët kanë dhënë personalitete me nam përmenden; Azir Tenova ( Azir Aziri-Agolli-Tenova), luftëtar i denjë i Ballit Kombëtar, që me mburrje e krenari e përkujtojnë për trimërinë, burrërinë, qëndrimet dhe qasjet e drejta kombëtare, i cili në vjeshtën e 1952 likuidohet nga pushteti dhe shërbimet sekrete të atëhershme sllavo-komuniste, por kjo katrahurë ogurzezë e përcolli në shfarosje dhe vrasje të porositura e të sistematizuar që vranë si Sami Aziri-prindi i Azir Tenovës, Ismail Aziri-vëllai i Sami Azirit, Bilall Aziri-djali i Ismail Azirit, Gazi Aziri-djali i vëllait të Sami Azirit, po ashtu i kanë vrarë bijën e Samiut Hamide Azirin dhe bashkëshortin e saj Veliun nga Piroku, ndërsa nëna, vëllezërit dhe motrat e vogla të Azir Azirit kanë vuajtur burg të rëndë në Idrizovën famëkeqe për shqiptarët.

Gjithashtu janë vrarë Izahir Fetai dhe Shukri Amiti, ndërkaq të përndjekur nga ish-sistemi janë Sadik Sadiku, Sallman Idrizi, Veli Elmazi, Rexhep Sallai si dhe shumë veprimtarë që kanë qenë anëtarë të familjeve dhe farefisi. Kanë dy dëshmorë të rënë në Luftën e Dytë Botërore.

Pishtarët e arsimit; përmenden Agush Iseni nga Zherovjani, Nexhmi Elmazi, Xhevat Idrizi, Shenasi Kadriu, Samet Emurllai, Muhamet Ollomani ndërsa kuadri i sotëm; Azem Sherifi-aktualisht kryearkitekt i qytetit të Tetovës, Rametulla Jashari-profesor i historisë dhe aktivist i denjë në fshat, Jonuz Neziri-ekonomist njëherë këshilltar komunal dhe Kryetar i Bashkësisë Vendore, Refet Elmazi-profesor i mbrojtjes, Refet Xhemaili-spec. i gjinekologjisë me punë në Kroaci, Mursel Sherifi-mjek, Naser Shabani-jurist, Behlul Mustafai-jurist etj.



KF”RINIA”

TË DHËNAT E FAMILJEVE DHE VENDEMËRTIMET

Fshati ndahet në disa lagje. Si në të gjitha fshatrat edhe në Tenovë janë emrat e familjeve si;HAXHILLAR, KUKU, AGOLLI (GOLLÇE), LASHE, RUSTANE, SHARAKATE etj. 

Vendemërtimet popullore janë evidente në shprehjet e tyre të përditshmërisë si; vendemërtimet në kodra-male-fusha; Dollbigidoll, Dy Dushka, Ledina e Ballkanit, Xhugulica, Mbas Kujrie, Asanajcë, Udha e Sëjave, Qule, Livadhi i Popit, Udha e Shkupit, Opali i Bllacës, Goricë, Kastel (vend i lashtë me varreza latine si dhe Kishë e lashtë siç i thonë Kisha Ilire e të parëve, ende e pandriçuar), Te Kasha, Begojcë, Pupadije, Llëxhe, Dardhat, Jopejcë, Cetkojca, Leskat, Bresti, Xhegallet, Grasharkat, Banejxhet, Pupunçicat, Hasanajcat, Batalicat, Te Vardari, Gjoli (vend burim uji) etj.
Kategoria: |E shikuar: 1306 | Shkruar nga: zutibaba |Data: 18-August-2010 | Komentet (1)



Fshati Tenovë dhe prejardhja e emrit të fshatit
            
Emri i f.Tenovë vjen nga fjala turke "tena”që d.m.th.(pak njerëz dhe qetësi). Hollësitë do ti sjelli në vazhdim.
Fshati Tenovë egziston përafësisht që prej shekullit XV (sipas të dhënave jo zyrtare). Ky fshat ka qenë i vendosur në vendin e quajtur "Pjepa” ose "Vadenica-ara” që ujiten rreth rrugës Tenovë-Radiovcë. Atje banorët e këtij fshati kanë jetuar një kohë shumë të shkurtë edhe kanë qenë shumë pak familje.Vendi ka qenë jo i përshtatshëm për të egzistuar dhe zhvilluar ky fshat,për shkaqe të ndryshme klimatike dhe sigurie.
Në shekullin që lartë e përmendëm,disa banorë kanë vendos që të shpërngulen prej këtij lokacioni dhe të ndërtojnë shtëpi në lokacionin rreth malit "Lipa” ose në lokalitetin e pjesës së epërme të këtij fshati që sot egziston, kurse pjesa tjetër që kanë mbetur në fshatin e parë kanë qenë të interesuar për këto fshatra që kanë ndërtuar shtëpi në lokalitetin e ri rreth pjesës malore dhe larg rrugës kryesore. Interesimi i banorëve të ngelu në lokalitetin e vjetër ka qenë: pse këto banorë u larguan nga ky lokacion dhe u vendosën në lokalitetin tjetër rreth malit,ose në anën tjetër të lumit Vardar?
Ato janë përgjegjur se ndihen shumë mirë dhe "tena”. Prej kësaj fjale’’Tena’’ky fshat e ka marë emrin Tenovë.
Banorët tjerë që janë vërtetuar se në këtë pjesë të lokalitetit ka më tepër siguri dhe kushtet janë shumë më të volitshme për themelimin dhe zhvillimin e fshatit kështuqë të gjithë janë shpërngulur prej vendit të lartëpërmendur dhe u janë bashkangjitur këtyre fshatarëve duke ndërtuar shtëpi në vendin e ri, ose në fshatin e ri të quajtur Tenovë.
Kjo është një histori e shkurtër për fshatin Tenovë e veçanërisht për emrin e këtij fshati.

Unë vendosa që të mos merem me:
-Emra, mbiemra, familje(mëhalla), konfesione dhe kombe, me atë se kush dhe se si ka ardhur në këtë fshat për shkaqe të ndryshme, pa baza zyrtare. U përcaktova për variantën që të jap një paqyrë ose retrospektivë të shkurtër për prejardhjen e veçanërisht për emrin e këtij fshati.
      Bindja dhe arsyeja ime është se sa më tepër të meresh me ngjarje jo zyrtare, mund të ketë pasoja dhe reagime të ndryshme, që unë nuk e kam atë për qëllim në këtë shkrim.
Për arsyet e lartpërmendura  u përcaktova për varianitn që të shkruaj vetëm për ato të dhëna (jo zyrtare) që janë shumë afër të vërtetës. Arsyetimi im është sepse njerëzit me të cilët kam biseduar të gjithë ishin të një fjale, dhe të dhënat (e lartëpërmendura) asnjeri nuk i mohonte por të gjith i vërtetonin. Në jetën time kam pasur biseda me plot njerëz të moshuar, por shumë të aftë dhe kompetent. Këto biseda i kam kryer dhe me këto informata jam marur që në moshën time të hershme. Me personat e nderuar që kam biseduar në jetën time kanë qenë mjaft të aftë(për atë kohë)dhe të respektuar nga pjesa dërmuese e këtij fshati.
  Mendimi im personal është(edhe pse merem me ngjarje jo zyrtare)që ky punim të mirëpritet nga lexuesi për arsye se edhe këta të dhëna ofrojnë një njohuri të konsiderueshme për preardhjen,emrin dhe egzistimin e f.Tenovë me shpresë që gjeneratat e reja,ose studiues të së ardhmes do ta thellojnë më tej këtë punim.
      Edhe një herë theksoj,dhe mesazhi im është që gjeneratat e ardhshme si bazë për të dhënat e fshatit ta kenë këtë punim dhe asesi mos përdorin tjera të dhëna,për shkak se të dhëna të sakta nuk egzistojnë për këtë fshat.Ka vetëm gënjeshtra dhe falsifikime për historikun e këtij fshati.
Këtu kam për detyrë që të ua bëj me dije gjeneratave të reja që të mos meren me të dhënat që I kanë shënuar mjë pjesë e ashtaquajtur historian nga Beogradi të cilët kanë formuar një histori të gabuar,ose më saktësisht të rejshme për fshatin Tenovë.
      
Fshati Tenovë ka qenë(deri në vitet 1950)i vendosur në pjesën e epërme të fshatit egzistues.Këtu kanë jetuar edhe shqiptarët edhe pala maqedone.Kushtet kanë qenë mjaft të vështira,vecanarisht problemi më i madh ka qenë ui(për pije dhe përdorim.Në vitet pas 1950 filloi disllokimi (shpërngulja)e një pjese të fshatarëve në pjesën e poshtme ose në pjesën rreth lumit "Vardar” arsyja e shpërnguljes të një pjese të këtyre banorëve ka qenë problemi me ujin për pije dhe përdorim.
Ky disllocim ose shpërngulje të një pjese të banorëve.Fshati Tenovë i dha një pamje të ndryshme se pamja e më parshme,mund të themi se fshati Tenovë ka një pozitë mjaft të mirë,por me shumë mangësira urbanistike.
Këtu duhet theksuar se mardhëniet ndërkombëtare dhe konfeksionale kanë qenë në një nivel shumë të mirë,dhe kjo vërtetohet me faktin se dy  konfeksionet (fetë) kanë ndërtuar xhaminë dhe kishën në një distancë shumë të afërt. Më shumë...


Autor: Muhamed Zeqiri
Tani mund të lexoni krejt librin me Titullin "Monagrfi" Shkruar nga Muhamed Zeqiri online këtu.
Kategoria: |E shikuar: 1803 | Shkruar nga: zutibaba |Data: 31-Dezember-2009 | Komentet (0)


  Copyright TENOVA © 2016 Web created & hosted by Administrator ZUTI