Fshati Tenovë - Jeta e Muhamedit a.s
MainRegistrationLogin Me tenova.tk një hap më afër TENOVËS...
E Premte, 31-Oktober-2014, 17:12
Login form
Site menu

FACEBOOK

Administrator

WEB

RADIO

Komentet tuaja !
500

Statistika


Shkruar nga: Administrator
Jeta e Profetit Muhamedit a.s



Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit Të Mësojme per Jeten e Profetit Muhamed (alejhi selam / paqja qofte mbi të) Jeta e Muhamedit (as)* me pak fjale Femijeria e Muhamedit (as) * Muhamedi (as) lindi ne vitin 571 (te eres sone) ne Mekë, ky qytet sot ndodhet ne shtetin e Arabise Saudite. * Babai, Abdullah bin Al-Mutalib, vdiq para lindjes se tij. * Nëna, Amina bint Uahab, vdes prej semundjes kur ai ishte vetem gjashte vjeç. * I mbetur jetim, Muhamedin e mori per ta rritur gjyshi i vet qe vdes dy vjete me vone. * Perfundimisht, djaloshi i ri kalon nen kujdesin e xhaxhait te vet Ebu Talib. Disa Tipare te Karakterit Personal * Ne rinine e tij, Muhamedi (as) punoi si bari. Me pas filloi te punoje si tregtar çirak per xhaxhain e tij. * Duke u rritur Muhamedi (as) fitoi nje reputacion per thellesine e mendimit dhe per integritet. Bashkekohesit e therrisnin me emra te tille si El-Sadik (I Sinqerti / I Verteti), sepse ai kurre nuk tha ndonje genjeshter, dhe El-Amin (I Besuari / Besniku), sepse ai kurre nuk tradhetoi. Shpesh njerezit e kerkonin per te ndermjetesuar ndonje mosmarreveshje qe ata kishin. * Muhamedi (as) po ashtu u be i njohur per perbuzjen e kultures pagane qe mbizoteronte ne Mekë. Ai kurre nuk i adhuroi idhujt e Kurejshve - fisi te cilit i perkiste. Por kalonte kohe duke medituar ne nje shpelle jashte Mekës te quajtur Hira'. * Ne moshen 25 -vjeçare, Hatixheja (bint Kuvajlid), nje e ve 40-vjeçare nga Meka e njohur per karakterin e saj te forte dhe bisnesin e saj te sukseshem ne tregti, i propozoi Muhamedit qe te martohen. Ata u martuan ne vitin 595. Fillimi i Shpalljes * Ne moshen 40-vjeçare, ndersa qendronte ne vetmi ne Hira', Muhamedi (as) perjetoi momentin e pare te shpalljes. Engjulli Xhibrili i erdhi dhe i mesoi fjalet e meposhtme, te cilat jane edhe ajetet e para te shpallura te Kuranit: "Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte." (Kur'an: Sure 'Alek 1-5) * Kjo eksperience e la Muhamedin (as) te shokuar. Kur u kthye ne shtepi ishte Hatixheja ajo qe e qetesoi dhe me vone ajo u be besimtarja e pare e mesazhit te tij. * Ne vitet qe pasuan Engjulli Xhibrili e mesoi Muhamedin (as) sesi t'ia percjelle njerezve fjalet e Kuranit. * Ne kete kohe Meka ishte qender tregtie dhe adhurimi per idhujt ne Arabi, duke i dhene ketij qyteti prestigj dhe pasuri te konsiderueshme. Lideret e qytetit i frikesoheshin mesazhit monoteist te Muhamedit qe mund t'i rrezikonte qytetit statusin nga i cili kishin pasuri te konsiderueshme. Mesimet e Tij * Muhamedi (as) beri nje jete te thjeshte; kurre nuk u dallua nga njerezit e tjere - ai ishte komshiu pa roje dhe levizte pa shoqerues. Ai u thoshte njerezve se puna e tij si i derguar i Zotit ishte thjesht te riafirmonte ate mesazh qe Zoti ia kishte shpallur njerezimit edhe me pare permes profeteve te tjere perfshi Ademin, Ibrahimin, Musain dhe Isain. * Ne botekuptimin monoteist Zoti e krijoi njeriun si krijese fisnike te ciles i ka dhene vullnet te lire. Njeriut (burre dhe grua) i eshte besuar te jetoje nje jete ne miresi duke shpresuar te fitoje sa me shume te mira ne jeten tjeter. Ajetet qe vijojne permbledhin disa nga mesimet e Islamit dhe pershkruajne Rrugen e Drejte qe Zoti ka zgjedhur per besimtaret: "Thuaj: "Ejani t’ju lexojë atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne u ushqejmë juve dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapta apo të fshehta, mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi Allahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu të mendoni thellë. Mos iu afronu pasurisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, (mund t’i afroheni) vetëm në mënyrë më të mirë, zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën, Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij. Kur të flitni (të dëshmoni), duhet të jeni të drejtë edhe kur është çështja për (kundër) të afërmit, dhe zotimin e dhënë Allahut plotësonie. Këto janë me çka Ai ju porositë kështu që të përkujtoni. Dhe kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera qe t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni." (Kuran, 6:151-153) * Te varferit, te shtypurit dhe grate ishin te paret qe pranuan Islamin. Kurani shpalli barazine si vlere universale per te gjithe. Per me teper Kurani i ndaloi praktikat e papranueshme pagane si vrasja e foshnjeve vajza, si dhe inkurajonte lirimin e sklleverve. Muhamedi (as) i mesonte njerezve se nuk duhet te kete dallim mes Arabve dhe jo-Arabve, e as mes te bardheve dhe te zinjve. Muhamedi (as) thoshte se te gjithe njerezit jane njelloj para Zotit. Persekutimi * Paganet e Mekes shanin dhe thoshin se Muhamedi (as) ishte vetem nje poet, por Muslimanet besuan se Kurani ishte mrekullia me e larte e kesaj feje, deshmi qe mbeshteste profetesine e Muhamedit. Muslimanet e pare i kishin ajetet ne zemer dhe ne mendje (i memorizonin). Ata i shkruajten keto ajete dhe u perpoqen te jetojne sipas tyre. Paganet e Mekes perqeshnin profetesine e Muhamedit dhe i kundershtonin mesimet e tij. * Gjate dekades se pare Muhamedi (as) dhe Muslimanet e pare ishin subjekt i trajtimeve jonjerezore. Muslimanet u vrane, u torturuan, u bojkotuan; parusine ia moren me force. * Ne pergjigje te kesaj Muhamedi (as) i inkurajonte ndjekesit e tij qe te emigronin ne qytetet dhe shtetet fqinje. Ai u thoshte se Abisinia Krishtere (sot Etiopia) do t'u ofronte nje strehe te mire sepse udhehiqej nga nje mbret i drejte. * Muhamedi (as) u mundua ta nxjerre mesazhin e tij pertej Mekes. Per kete shkoi ne nje qytet malor aty prane, Tai'f, por lideret e atij vendi derguan aty te rinj qe të hedhin gure mbi Muhamedin duke e lenduar ate fizikisht; Muhamedi (as) u largua nga qyteti. Migrimi * Veshtiresite e Muhamedit (as) mberriten kulminacionin me vdekjen e xhaxhait te tij Ebu Talib, duke e lene keshtu pa asnje perkrahje ne Meke. * Ne kete kohe i bejne nje vizite te fshehte lideret e dy fiseve kryesore te Medines, nje qytet 300 milje ne verilindje te Mekes. Ata e pranuan fene Islame dhe e ftuan Muhamedin dhe Muslimanet e Mekes te jetojne ne Medine. * Muslimanet e Mekes i lane keshtu shtepite e tyre dhe gradualisht migruan. Kjo gje u zbulua nga lideret e Kurejshve qe vendosen ta eleminojne Muhamedin (as), i fundit qe u largua. Ne ate nate qe ata planifikuan ta vrisnin, Muhamedi (as) iku nga Meka per ne Medine me shokun e tij te ngushte Ebu Bekr. * Ne Medine Muhamedi (as) ishte i lire te therriste njerezit ne Islam dhe numri i ndjekesve te tij erdhi duke u rritur. Per Muslimanet, ai ishte jo vetem i derguari i Zotit qe sillte shpalljen e shenjte, por edhe lider politik qe udhehiqte çeshtjet publike. * Nen udheheqjen e Muhamedit (as) u hartua Deklarata e Medines per te cilen thuhet se eshte struktura e pare kushtetuese pluraliste e njohur nga njerezimi. Kjo Deklarate njohu jo vetem fiset qe benin tregti te lire brenda dhe jashte Medines, por edhe fiset çifute si entitet kolektiv të lidhur me Muslimanet permes nje sistemi te drejtash dhe pergjegjesie. Deklarata e Medines krijoi nje atmosfere ku te gjithe mund te ndiqnin nje jete te moralshme dhe ku se bashku mund te perballonin çdo lloj agresioni. * Udheheqja e Mekes disa here u perpoq te ndaloje kete levizje te Muhamedit ne Medine. Ata organizuan ekspedita ushtarake ndaj qytetit por pa sukses. Perhapja e Islamit * Te detyruar te pranojne se nuk mund ta eleminojne Islamin apo t'i mundin Muslimanet, paganet e Mekes bene nje marreveshje me Muslimanet (e njohur si Marreveshja e Hudajbijas) per te qene ne paqe dhe te jene neutrale ne konfliktet e tyre me ndonje pale te trete. * Kjo marreveshje pranoi Muslimanet si nje force e re ne rajonin e Arabise dhe u dha atyre mundesi te levizin lirisht ne rajon. Ne periudhen e qete prej disa muajsh qe pasoi Muslimanet derguan predikuesa ne te gjitha drejtimet; shume njerez dhe fise ne Arabi u konvertuan ne Islam. * Ne vitin 630 aleatet Mekas e thyen marreveshjen pasi masakruan nje grup udhetaresh Muslimane. * Pas kesaj Muslimanet u mblodhen ne Medine dhe ushtria e tyre marshoi drejt Mekes. Te hutuar nga numri i madh dhe dedikimi i Muslimaneve lideret e qytetit vendosen te mos luftojne. * Pas hyrjes ne Meke, Muhamedi (as) i dha amnesti te gjithe njerezve qe qendruan ne shtepi dhe nuk luftuan. Me perjashtim te ca incidenteve te vogla, marrja e Mekes eshte nje nga fitoret ushtarake me te mrekullueshme (pa derdhje gjaku) ne historine boterore. * Banoret e Mekes te cilet pareshtur i bene opresion Muhamedit dhe ndjekesve te tij per me teper se 2 dekada kishin frike nga hakmarrja. Megjithate ata u trajtuan me shpirtmadhesi. Ne nje tubim te madh ne qender te qytetit Muhamedi (as) i pyeti ata, "Çfare duhet te bej me ju?" Lideret Mekas u pergjigjen, "Ti je shpirtmadh dhe je djali i vellait tone te mire." Muhamedi (as) u pergjigj, "Shkoni, jeni te lire." Asnje shtepi nuk u vodh, asnje pasuri nuk u konfiskua. * Me kalimin e viteve paganet e Mekes konvertuan ne Islam. Profeti Muhamed (as) i hoqi te gjithe idhujt qe ishin brenda dhe perqark Kabës, ndertesa kubike ne qender te qytetit qe besohet te jete ndertuar nga Ibrahimi dhe djali i tij Ismaili. Qe nga kjo kohe thirrja e Muslimaneve per t'u falur (ezani) degjohet pese here ne dite ne kete vend te shenjte antik. Vitet e Fundit te Muhamedit (as) * Muhamedi (as) u kthye ne Medine, qe vazhdoi te jete qendra politike e qytetit-shtet Islam. Ne vitin 632 Muhamedi (as) shkoi ne Meke per te bere peligrinazh, dhe ai e ndjeu se kjo do te ishte hera e fundit sepse ne kete kohe zbriti shpallja Kuranore qe permbante ajetin "Sot persosa per ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntine time". (Kur'an, 5:3) * Disa muaj pas kthimit ne Medine Muhamedi (as) vdes pas nje semundje dhe varroset ne Xhamine e madhe te Profetit ne Medine. Per me shume informacion rreth jetes se Profetit mund te lexoni online: * Lulishtja e dritave: Jetëpërshkrim i të Dërguarit, nga Safijurrahman el-Mubarekfuri . Ky publikim është version i shkurtuar i librit "Nektari i Vulosur i Xhenetit" * Muhamedi a.s. në ditët e para të Pejgamberisë, nga Rifat efendi JUSUFI. * Muhamedi - Profeti i Paqes, nga Ramakrishna Rao.

  Copyright TENOVA © 2014 Web created & hosted by Administrator ZUTI
Create a website for free