MainRegistrationLogin Me tenova.tk një hap më afër TENOVËS...
E Shtunë, 20-April-2024, 13:08
Login form
Site menu

FACEBOOK

Administrator

WEB

RADIO

Komentet tuaja !
500

Statistika


Main » 2010 » August » 18 » Një artikul i shkurt nga Prof.Ismet Jonuzi-Krosi për Fshatin Tenovë.
15:15
Një artikul i shkurt nga Prof.Ismet Jonuzi-Krosi për Fshatin Tenovë.
FSHATI TENOVË-KOMUNA E BËRVENICËS

Prof. Ismet Jonuzi-Krosi

"LOKALITETI I LASHTË ME DËSHMI TË THEMELEVE ILIRE”

/VIZITA MË 08.02.2003, ËSHTË BOTUR NË "FAKTI” MË 15.02.2003/

Lokaliteti i lashtë ku të parët kanë banuar ka një mori dëshmi të themeleve që janë evidente ndërsa sa i përket vendemërtimit VADEN+ICË , ka të bëjë me ; BEFASINË OSE E PAPRITUR që përkon me fjalën e urtë popullore ”UDHA VADE NUK KA”, pra VADEN+ICA(sufiksi ICA ) do të thotë befasi apo e papritur etj. Rrëzë kodrinës së Malit të Thatë në formën e gjysmë harkut ku lumi Vardar e ndanë fshatin, shtrihet Tenova 17 km larg Tetovës, lartësia mbidetare 475 m. me territor prej 5.3 km2. Daton që nga mesjeta e hershme e deri më sot. Ky fshat graviton në Komunën e Bërvenicës, ka dy këshilltarë komunal nga ky fshat i cili në bashkëpunim me Bashkësinë Vendore i koordinojnë punët në interes të përbashkët, ka mbi 380 shtëpi dhe afër 2 mijë banorë, por, prej 380 shtëpive, 320 janë shqiptarë dhe 60 janë maqedonas. Ka disa shitore e ndërmarrje të vogla, dy xhami, një kishë, klubin e futbollit etj.



HISTORIKU

Ky lokalitet përmendet në historiografinë e dëshmive të Isa Beut në Pollogu të Tetovës dhe Gostivarit në vitin 1455, fshati i sotëm Tenovë përmendet edhe me emrat si TEANË dhe TENË, ka pasur 31 shtëpi, /Dr. Hazim Shabanovic "Krajista Isa-Beg is’hakovica zbirni katastarski popis iz 1455” na jep të dhënat e lartpërmendura për vakufet e Tetovës që janë bërë gjatë 9 deri 18 maj 1455/ Ndërsa, në defterët e osmanlinjve të shekullit XV përmendet në vitin 1452/53 kanë jetuar 29 familje, 4 të pamartuar dhe 2 vejusha, në vitet 1467/68 haset me 49 familjeje, 2 të pamartuar dhe 2 vejusha, më 1544/45 kanë jetuar 19 familje, 3 të pamartuar dhe 1 vejushë, më 1568/69 ka pasur 23 familje dhe 12 të pamartuar.[1] Poashtu, Tenova dikur para shumë shekujsh është shtrirë në vendin e quajtur VADENCË dhe PËRCË/[2]. Pra, ky lokalitet nuk haset në asnjë dokument të regjistrimit të perandorisë osmane. Themelet e lashtësisë së VADENICËS janë në afërsi të rrugës Tetovë-Gostivar në vendin e Hanit të dikurshëm ku kanë bujtur kalimtarët, tregtarët, kusarët e tjerë, ku ende përmendet mulliri i lashtë mbi lumin Vardar. Në këtë vend thuhet se kanë pushuar, ndërsa në lokalitetin e sotëm të Tenovës kanë qenë stanet e bollshme të blegtorëve. Për emrin e TENOVËS nga gojëdhënat kuptova se ka të bëjë me TE+NA që nënkupton TE NE si p.sh ejani te ne, si dhe një gojëdhënë që nënkuptojmë pak ose mos shtimi që përkon me ditët e sotme të emrit TENA+OVA(sufiks "OVA” tepër i përhapur në torëthoret e Luginës së Vardarit dhe më gjerë)=TENOVA, ndërkaq Tenova si lokaliteti i lashtë ku të parët kanë banuar ka një mori dëshmish të themeleve që janë evidente ndërsa sa i përket vendemërtimit VADEN+ICË, ka të bëjë me; BEFASINË OSE E PAPRITUR që përkon me fjalën e urtë popullore”UDHA VADE NUK KA”, pra VADEN+ICA ( sufiksi ICA) do të thotë befasi apo e papritur etj.



INVESTIME TË PAKTA NË SFERËN E INFRASTRUKTURËS

Në vitin 1978/79 me vetëkontribut banorët e këtij fshati kanë shtruar rrugët me asfalt dhe bekatona, siç shprehet edhe vet kryetari I Bashkësisë Vendore Jonuz Neziri se janë duke hartuar projektin ideor për këtë çështje tepër të nevojshme që kuptohet se ka nevojë të intervenohet në sanimin e rrugëve të fshatit. Në vitin 1992 kanë rregulluar kanalizimin e ujërave fekale i cili projekt ka kushtuar mbi 25 mijë euro edhe pse kanë nevojë që ky kanalizim të shtohet që t’i përfshinë edhe ujërat e të reshurave atmosferike që vërtetë ndikojnë negativisht, por për këtë çështje janë duke hartuar projektin ideor e për ta tejkaluar problemin e kamotshëm që u sjellë kokëçarje serioze. Uji për pije shfrytëzohet nga puset e shumta private edhe pse Bashkësia Vendore ka përgatitur projektin e ujit për pije që do ta zgjidhte këtë kërkesë vitale të tenovasve.

Projektin e ujit për pije thotë kryetari i Bashkësisë Vendore do të ushtojë mbi 300 mijë euro e që përfshinë edhe instalimin e rrjetit, ndërsa burimin e kanë gjetur në afërsi të stadiumit ku do ta ndërtojnë objektin konform standardeve si të ujit dhe nevojave tjera. Ky projekt pritet që së shpejti të fillojë ku edhe presin ndihma konkrete financiare nga instancat shtetërore, shoqatat e ndryshme si dhe participimi i tyre me mbi 20% bashkë me punën në terren.

Banorët e këtij lokaliteti njihen si bujq të vyeshëm me produktet, kulturat dhe rendimentet e ndryshme bujqësore si në ish-Jugosllavi po edhe në Luginën e Pollogut, por kanë telashe serioze me ujin për ujitjen e tokave të shumta pjellore siç thonë se sistemi i kanalizimit që vjen nga Gostivari deri në Pirok dhe ai i Çegranit sadopak i përmbush nevojat dhe kërkesat, edhe pse tenovasit kanë hapur puse të shumta private nëpër fusha. Në Tenovë sinonim i bujqësisë është Sulejman Shefkiu i cili ka mbi 30 krerë lopë që njëherë edhe bën grumbullimin e qumështit për qumështoren "HIT 73” nga fshati Kamjan.

Blegtoria në Tenovë dikur ka qenë shumë e zhvilluar, ndërsa sot ka dekadencë serioze ngase sot për sot ka afro 200 kokë dhen nga trashëgimtarët e qahajve Garip Rushitit dhe Rexhep Rushitit.

Për dallim nga fshatrat e tjerë të luginës së Pollogut, ka siç thonë thuajse çdo shtëpi nga një apo dy mërgimtarë dhe atë në shtetet e ndryshme të Evropës Perëndimore, që japin kontribut të jashtëzakonshëm në shumë projekte konkrete në të mirë të vet fshatit. Përqindja e familjeve që marrin ndihma sociale është e theksuar në Tenovë.



NDRIÇIMI PUBLIK DHE RRYMA

Ndriçimi publik është në gjendje të mirë edhe pse kërkojnë të sanohen. Në rrafshin e elektrifikimit ballafaqohen me mungesën e rrymës elektrike kanë nevojë dhe kërkesat e zhvillimit teknologjik kërkojnë investime të reja e veçmas për trafostacione dhe se kanë shpresë se edhe këtë çështja do ta kalojnë në bashkëpunim me elektrodistribucionin, ngase tenovasit mbi 70% e paguajnë harxhimin e rrymës elektrike. Prej vitit 1976 e këndej kanë të instaluar rrjetin tokësor të telefonave,



AMBULANCA E SHËNDETËSISË

Në vitin 1990 e kanë ndërtuar objektin e ambulancës së shëndetësisë ku një herë në javë punon mjeku nga fshati Zherovjan, kjo ambulancë trajtohet si periferike, por thonë se kanë nevojë që të punësojnë një mjek dhe motra medicinale ngase kërkesat dhe nevojat në rrafshin e shëndetësisë janë më se të nevojshme dhe se besojnë se kjo kërkesë reale do të realizohet në të mirën e tenovasve.



NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME JANË SIMBOLIKE

Ka afër 10 shitore dhe lokale afariste të cilat nga dita në ditë janë duke shënuar suksese të lakmueshme.



FEJA, SHKOLLA DHE SHKOLLIMI

Shkolla e parë është hapur pas viteve të 1912 në kohën e luftërave bakllkanike apo të pushtimit të serbit të parë e që ka ekzistuar në mejtepin Xhamisë së Moçme e cila sipas dëshmive historiografike është ndërtuar në vitin 1682, por përmendet se në vitet 1908-1912 ka ndikuar për përhapjen e shkollimit në këtë fshat veprimtari Zija Elbasani, edhe pse kanë edhe një xhami të re. Shkolla në Tenovë në vitet 1941/1945 emrin e ka pasur "ZGJIMI”, ndërsa përmendet themeluesi, respektivisht përgjegjësi i parë mësuesi Nexhmi Elmazi në vitin 1945/46, ndërsa sot kjo shkollë territoriale katërvjeçare "JANE SANDANSKI” e cila graviton në shkollën fillore "GOCE DELLÇEV” të fshatit Stençe, ndërsa prej të pestës deri në atë të tetën gravitojnë në shkollën fillore "LIRIA” të fshatit Zherovjan ku deri në vitin 1998 e kanë vijuar mësimin ndërsa sot shkollimin e vijojnë në Tenovë. Në këtë shkollë mësimin e ndjekin 250 nxënës prej të cilëve 240 janë shqiptarë dhe 10 maqedonas si në 10 paralele ku përgjegjës është Shenazi Kadriu.

Objekti i kësaj shkolle është rindërtuar në vitin 1997 me vetëkontribut ku mërgimtarët e këtij fshati që janë me një përqindje relative si në Evropë edhe në bregdetin kroat, e gjithkund kanë dhënë ndihmën e duhur që dëshmon se përkrahin edhe projektet e ndryshme në të mirë të banorëve të Tenovës si dhe të donacioneve nga CRS e etj.

Gjendja në këtë shkollë siç shprehet përgjegjësi Shenazi Kadriu është relative edhe pse kanë nevojë për investime në sanitari e mjete tjera themelore. Shkollimin e mesëm nga ky fshat e ndjekin mbi 30% që nuk kënaq si dhe mbi 20% prej atyre që ndjekin shkollimin e mesme vazhdojnë studimet universitare në UT e gjetiu.

Mburrja e tenovasve në rrafshin e çështjes kombëtare të cilët kanë dhënë personalitete me nam përmenden; Azir Tenova ( Azir Aziri-Agolli-Tenova), luftëtar i denjë i Ballit Kombëtar, që me mburrje e krenari e përkujtojnë për trimërinë, burrërinë, qëndrimet dhe qasjet e drejta kombëtare, i cili në vjeshtën e 1952 likuidohet nga pushteti dhe shërbimet sekrete të atëhershme sllavo-komuniste, por kjo katrahurë ogurzezë e përcolli në shfarosje dhe vrasje të porositura e të sistematizuar që vranë si Sami Aziri-prindi i Azir Tenovës, Ismail Aziri-vëllai i Sami Azirit, Bilall Aziri-djali i Ismail Azirit, Gazi Aziri-djali i vëllait të Sami Azirit, po ashtu i kanë vrarë bijën e Samiut Hamide Azirin dhe bashkëshortin e saj Veliun nga Piroku, ndërsa nëna, vëllezërit dhe motrat e vogla të Azir Azirit kanë vuajtur burg të rëndë në Idrizovën famëkeqe për shqiptarët.

Gjithashtu janë vrarë Izahir Fetai dhe Shukri Amiti, ndërkaq të përndjekur nga ish-sistemi janë Sadik Sadiku, Sallman Idrizi, Veli Elmazi, Rexhep Sallai si dhe shumë veprimtarë që kanë qenë anëtarë të familjeve dhe farefisi. Kanë dy dëshmorë të rënë në Luftën e Dytë Botërore.

Pishtarët e arsimit; përmenden Agush Iseni nga Zherovjani, Nexhmi Elmazi, Xhevat Idrizi, Shenasi Kadriu, Samet Emurllai, Muhamet Ollomani ndërsa kuadri i sotëm; Azem Sherifi-aktualisht kryearkitekt i qytetit të Tetovës, Rametulla Jashari-profesor i historisë dhe aktivist i denjë në fshat, Jonuz Neziri-ekonomist njëherë këshilltar komunal dhe Kryetar i Bashkësisë Vendore, Refet Elmazi-profesor i mbrojtjes, Refet Xhemaili-spec. i gjinekologjisë me punë në Kroaci, Mursel Sherifi-mjek, Naser Shabani-jurist, Behlul Mustafai-jurist etj.



KF”RINIA”

TË DHËNAT E FAMILJEVE DHE VENDEMËRTIMET

Fshati ndahet në disa lagje. Si në të gjitha fshatrat edhe në Tenovë janë emrat e familjeve si;HAXHILLAR, KUKU, AGOLLI (GOLLÇE), LASHE, RUSTANE, SHARAKATE etj. 

Vendemërtimet popullore janë evidente në shprehjet e tyre të përditshmërisë si; vendemërtimet në kodra-male-fusha; Dollbigidoll, Dy Dushka, Ledina e Ballkanit, Xhugulica, Mbas Kujrie, Asanajcë, Udha e Sëjave, Qule, Livadhi i Popit, Udha e Shkupit, Opali i Bllacës, Goricë, Kastel (vend i lashtë me varreza latine si dhe Kishë e lashtë siç i thonë Kisha Ilire e të parëve, ende e pandriçuar), Te Kasha, Begojcë, Pupadije, Llëxhe, Dardhat, Jopejcë, Cetkojca, Leskat, Bresti, Xhegallet, Grasharkat, Banejxhet, Pupunçicat, Hasanajcat, Batalicat, Te Vardari, Gjoli (vend burim uji) etj.
Views: 1976 | Added by: zutibaba | Tags: Prof.Ismet Jonuzi-Krosi Fshati Teno | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]

  Copyright TENOVA © 2024 Web created & hosted by Administrator ZUTI