Monografi për historikun e Xhamisë së vjetër dhe Fshatit Tenvë nga Muhamed Zeqiri
Parathënie
(me rastin e monografisë ose historikun e xhamisë së vjetër dhe fshatit Tenovë)
Xhamitë
paraqesin objektet e para dhe më të shumta të arkitekturës Islame,të
cilat janë ndërtuar në të gjitha vendet, gjegjësisht vendbanimet ku
banojnë pjestarë të fesë Islame. Për tu paraqitur një imazh të ri
kullturo-arsimor. Çdo
civilizim ka lënë gjurmë të pashliyera përmes monomenteve të cilat
paraqesin dëshmi të besueshme për jetën dhe zhvillimin e njeriut,
gjegjësisht për zhvillimin e fesë islame në këto hapsira. Në
të kaluarën në këto hapsira ishin ndërtuar nji numër i madh
xhamishë,nga ai numër që nëpër shekuj ishin ndërtuar është ndërtuar edhe
xhamia e vjetër e fshatit Tenovë e cila është ndërtuar në vitin 1689. Kjo
xhami me nji distancë kohore prej 315 vite ka luajtur një rol shumë të
rëndësishëm për jetën dhe zhvillimin e jetës fetare, por edhe kombit
shqiptar në këtë fshat. Edhe
pse kjo xhami ishte njëra prej më të vjetrat në muftinin e Tetovës.
Xhemati i kësaj xhamie vendosi që në vendin e saj të ndërtoj xhami të
re. Për shkaqe se koha e bën të veten dhe xhamia gjendeshe me nji
situate shum të rënd dhe të rizikshme për tubimin e xhematit dhe
kryerjen e namazeve. Xhamia
e vjetër ishte e ndërtuar me materiale mjaft të dobta,me standarde të
asaj kohe dhe i kanoseshe rërzimi me pasoja të mëdhaja njerzore.Kjo
ishte dëshmi që xhamia duheshte të rindërtohet,apo të ndërtohet objekt i
ri në vendin e saj.Në kët mënyrë xhemati hasi me nji problem mjaft
delikat, se çfar masa të marë për të sanuar këtë situatë,për shkak se
rëzohet një xhami historike, por edhe kushte ekonomike ishin mjaft të
vështira.Mirpo xhemati vendosi që të ndërtoj xhami të re në themelet e
kësaj xhamie sepse tjetër rrugëdalje nuk kishte.Dhe në këtë vend me
15.04.2006 vj. Filloj ndërtimi i xhamisë së re. Në
këtë situatë .Unë personalisht u gjeta me një situatë shumë të vështirë
për shkak se isha udhëheqës I këshillit inicjativ për ndërtimin e
xhamisë së re dhe detyra ime ishte mjaft delikate sepse të rëzosh një
xhami historike nuk është lehtë sepse kjo xhami k luajtur një rol shumë
të rendësishëm në të kaluarëen. Në
një moment më lindi ideja që të shkruaj një monografi ose të bëjë
shënime historike për këtë xhami dhe sipas mendimt tim isht e
pamundëshme dhe do të isht mëkat që të mos shënoheshin faktet historike
dhe kontributin esaj për ruajtjen dhe zhvillimin e fesë islame në këtë
fshat.Në këtë kontekst kjo është edhe një satisfaksion për mua për shkak
se isha mjaft i dëshpëruar edhe kisha emocione të mëdhaja ndaj kësaj
xhamije. Arsyeja
tjetër për të shkruar këtë monografi ishte se, edhe për fshatin deri
tash nuk ka asnjë dokument të shkruar,apo shënuar.Dhe sipas mendimit tim
dikush duheshte ti bëjë hapat e parë që të shkruajë një monografi të
shkurtë për xhaminë e vjetër dhe me nji shtesë për fshatin Tenovë. Në kontekst të saj unë mora guxim që të formoj një monografi ose shënime hisorike për xhaminë e vjetër dhe fshatin Tenovë. I
vetëdishëm se do të kem;vështirësi,gabime por edhe lëshime për shkak se
merem me ngjarje mjaft delikate sikurse janë;të dhënat zyrtare me theks
të vacant për themelimin dhe emrin e këtij fshati,që deri tash nuk ka
asnje far dokumenti të shënuar për historikun e këtij fshati. Në këtë
kontekst,jam i detyruar që të jap sqarime për të dhënat që i posedojë
unë. Të
dhënat e sakta për xhaminë janë të marura nga BI muftynija e Tetovës.
Kurse të dhënat për fshatin Tenovë ikam shënuar prej bisedve që i kam
kryer në jetën time me persona të moshuar(tash të ndjerur)që në atë kohë
ishin të aftë dhe kompetent,të cilët edhe ata ikanë trashëguar prej
gjeneratve (breze) para tyre të cilët janë përcjellur prej
gjenerate(breze)në gjeneratë.Këtë dua të theksoj se të gjithë
bashkbiseduesit e mij ishin të një mendimi për;preardhjen,dislocimin dhe
emrin e fshatit. Sipas
këtyre të dhëna(të lartpërmendrua). Bindja ime personale por edhe e
bashkbiseduesve të mij të dhënat janë relevante dhe të vërteta ose më
afër të vërtetës , sepse tjetër të vërtetë ose me tjera të dhëna unë nuk
posedoj, por edhe bashkbiseduesit e mij tjera të dhëna nuk kanë pasur. I
vetëdishëm se edhe unë do të kem gabime ose lëshime të kësaj (të
ashtëquajtur) monografi, vecanarisht ata të sferës gramatikore
redaktuese e kështu me radhë.Por mendimi im ishte që të mar hapin e parë
dhe të formoj një dokument të shkruar për temën e lartpërmendur me
shpresë që studiuesit e së ardhmes do ta thelojnë më tej këtë punim. Mendimi im ishte që këtë punim të shkurtë ta ndajë në disa pjesë-tituj 1) Hyrje, 2) Xhamija si objekt fetar dhe historiku i saj 3) Historiku I fshatit Tenovë
4) Shënime historike për xhaminë e vjetër,gjegjësisht si objekt ose
mesxhit I parë që paraqet një imazh kulturor por edhe fetar për ruajtjen
dhe zhvillimin e fesë islame në këtë fshat. 5) Ndërtimi I xhmisë së re në themelet e xhamisë së vjetër. Në fund e lust të gjithfuqishmin xh.sh që të mi fal gabimet dhe lëshimet që ikam bërë në këtë temë. Si
ashut e lus gjithfuqishmin All-llah xh.sh që ta ris dëshirën dhe
dashurin te pjestarët e xhematit të kësaj xhamije dhe të gjithë
fshatit.Sidomos te gjeneratat e reja q këte xhamij të bukur dhe të
shejtë;ta duan,ta ruajnë,ta përmbajnë dhe ta vizitojnë me vizita më të
shpeshta për kryerjen e namazeve.Kurse nxënësit ta ndjekin mësim besimin
sipas kushteve dhe rregullave të fesë islame.Me një vullnet të madh dhe
me një dashuri të vacant ashtu si i takon këtij objekti fetar. Qeshke
puna ime por e të gjith pjestarëve që kanë marë pjesë në ndërtimin e
kësaj xhamije përputhen me hadithin e të dërguarit të All-llahut
Sal-lall-llahut alejhi veselem icily ka thënë:’’Ai që ndërton një xhami
duke dashur me at të arrij vetëm kënaqësin e All-llahut.All-llahu do ti
ndëertoj ndërtese të njejtë në Xhenet’’ Edhe
unë I drejtohem All-llahut xh.sh me lutje që të gjithë pjestarët që
morën pjesë në finansimin e dhe ndërtimin e kësaj xhamije ti shpërblej
me Xhenet. Nga autori:Haxhi Muhamed Zeqiri. I
M o n o g r a f i
Shënime historike për xhaminë e vjetër me shtesë,historikun e f.Tenovë.
Hyrje: Fjala
monografi (shkronjë të shkruash)rrjedh prej fjalës së vjetër greke e
cila donë të thotë:debat shkencor e cila më hollësisht meret me një
lëndë;shkence apo presonave gjegjësisht ngjarjeve historike. Në
këtë kontekst.Punimi ime është monografia ose historiku i xhamisë së
vjetër,dhe si shtesë të kësaj monografije do të mundohem të ofroj disa
shënime historike për fshatin Tenovë. Edhe
një herë theksoj se sipas definicionit,apo përkthimit të fjalës
"Monografi”e cila meret me cështje ose ngjarje historike.Lirisht mund të
konstatojm se edhe xhamija e vjetër meriton të radhitet në analet
historike,për arsye se edhe ky objekt ka luajtur një rol historik për
zhvillimin e kulturës Islame në këtë fshat.Jam I mendimit se monografi
sështë vetëm raport i saktë i njohurive por edhe një distancë e pasur e
historisë së kësaj xhamie dhe fshatit Tenovë, Do
të ishte një padrejtsi,ose mëkat të mos shkruheshe një dokument.ose në
këtë rast monografi e shkurtë për xhaminë e vjetër e cila në një
distancë kohore prej tre e më tepër shekuj ka lujatur një rol të
rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe fesë Islame në këtë fshat,por
mund të themi edhe më gjërë në këto hapira. Në
këtë monografi do të mundohem të ju prezentoj të dhëna burimore ose
zyrtare dhe jo zyrtare.Të dhënat zyrtare posedoj vetëm për xhaminë e
vjetër.Kurse për fshatin Tenovë nuk ka të dhëna të plota,ose zyrtare.Të
dhënat për fshatin që do ti prezantoj në vazdim janë sipas burimeve që
unë i posedoj të cilat janë marë me gojë prej personave të ndryshëm (në
vazhdim do ti elaboroj),të cilat kanë një peshë dhe janë të vërteta ose
më afër të vërtetës.
I
Xhamia dhe hisoriku i saj
"Xhamia
e parë e ndërtuar për njerëz është ajo që u ngrit në Beke(Meke) e
dobishme, udhërëfyese për mbarë njerzimin” (Ali Imran A.96). E
para xhami e ndërtuar për njerëz është Qabja, e cila ekziston qysh nga
njeriu i parë Ademi as.për këtë flet vet Muhamedi a.s.ku thotë:”Themelet
e para të qabes i vendoi Ademi a.s,i cili në të u fal dhe bëri
Tavafin”. Nga
fjalët e Muhamedit a.s shihet qartë se xhamia e parë është e vjetër aq
sa është edhe vetë njeriu i parë, e cila ka shërbye dhe do të shërbej
për pasardhësit e Ademit a.s deri sa të egzistoj bota. Xhamia
si institucion fetar luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin
kulturor-islam.Xhamia është hapi i parë ndërtimor që realizoi njeriu mbi
sipërfaqen e tokës në mënyrë që të siguroj qetësin shpirtërore dhe për
të respektuar krijusein e tij. Është
e ditur se Islami është fe e cil kujdeset jo vetëm për individin,por
edhe për tërë bashkësinë Islame për të gjithë besimtarët të cilët
jetojnë në këtë bashkësi dhe nga të njejtët lyp që të ruajnë unitetin e
plotë ndër pjestarët e vetë,të forcojnë vllazërimin e tyre dhe të bëjnë
ofrimin njëri me tjetrin të kenë pikpamje dhe intersa te përbashkta.Pa
dyshim njëra prej institucioneve që i shërbejnë këtij qëllimi është
xhamia.All-llahu fuqiplotë në shumë ajete kuranore lëvdon ata të cilët
bëjnë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e xhamive. Në
vitet e para të shpalljes së Kuranit,Muhamedi a.s dhe shokët e tij
jetuan në Meke si një bashkësi e vogël,të cilët jetonin nën presione të
mëdhaja nga idhujtarët mekas.Në një situatë të tillë ishte e pamundur që
muslimanët në një jeti tejet të varfur të bëjnë rregullimin e shoqërisë
së tyre,andaj as nuk mendonin për ndonjë aksion që do tu mundësonte
rregullimin e shoqëerisë së tyre.Mirëpo,pas shpërnguljes,gjegjësisht pas
kalimit të tyre prej Mekes në një vend tjetër dhe të sigurt pra në
Medine,filloi një kthesë vendimtare në jetën e tyre,ngase tash ishin të
lirë,gjetën teritore të lira aty filluan të jetojnë në paqë, të
zhvillohen, organizohen dhe gradualisht të forcohen dhe menjëherë
filluan të mendojnë edhe në rregullimin e jetës shoqërore si bashkësi e
parë Islame. Gjatë udhëtimit të Muhamedit a.s. prej Mekes për në Medine
ariti në paralagjen e Medines në vendin e quajtur Kuba ku për herë të
parë Muhamedi a.s dhe shokët e tij ndërtuan xhaminë e parë në tokën e
lirë.Pas përfundimit të kësaj xhamie Muhamedi a.s vazhdoi rrugën për në
Medine. Muhamedi
a.s ndërtimin e xhamisë e konsideroi si detyrë parësore dhe shumë të
ngutshme,meqë muslimanët duhet patjetër të kenë vend te caktuar ku do të
tubohen dhe bashkarisht në xhemat do të falin namazin,do të dëgjojnë
këshillat e Muhamedit a.s dhe do të marin udhëzime për zgjedhjen
eventuale të problemeve që i ndodheshin asaj shoqërije. Fill
pas aritjes në Medine,Muhamedi a.s ndërtoi xhaminë e dytë e cila mori
emrin”Xhamia e Pejngamberit a.s”.Kjo xhami dhe pse ishte për nga
ndërtimi mjaft i thjeshtë,e ndërtuar nga materialet e dobta,nga balta
dhe nga drunjët e hurmave,ajo luajti rol mjaft të rëndësishëm në jetën e
muslimanëve.Në këtë xhami të thjeshtë,Muhamedi a.s i vuri themelet e
para të shtetit të posaformuar në baza të shëndosha të Islamit. Në
këtë xhami bëri vllazërimin në mes muslimanëve,bër bashkimin e të
gjitha fiseve.Kjo xhami për muslimanët është:shkollë fillore,e
mesme,fakultet,ambulantë ishte shtabi suprem shtabi suprem i të gjitha
forcave muslimane,me një fjalë ishte qendër nga e cila fillonin të
gjitha aktivitetet e muslimanëve. Në
këtë xhami tuboheshin të gjitha shtresat e njerëzve,si i
riu-plaku,intelektuali-injoranti,oficeri-poltikani,pra xhamia ka qenë
cerdhe e të gjitha strukturave. Xhamia
si institucion fetar luajti një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin
kulturo arsimor të besimtarëve.Aty rritej dhe zhvillohej dashurija e
njerzëve ndaj njëri tjetrit, aty lindin ide prej të cilave dalin aksione
fisnike dhe të dobishme për beimtarët,aty mësoheni që të gjithë të jemi
pranë njëri tjerit. Sot
nëse bejmë një krahasim ne mes xhamive tona dhe xhamive në kohën
Muhamedit a.s dhe të shokëve të tij,do të vërejmë se xhamitë tona janë
shumë më të bukura,të ndërtuara me materiale shumë të forta,mirëpo të
njejtat nuk i kanë ato suksese dhe rezultate që pati dikur xhamija e
Muhamedit a.s.. Muhamedi
a.s i kushtoi rëndësi të madhe xhamisë dhe xhematit.Ai xhdo herë pas
përfundimit të namazëve numëronte xhematin e vet,nëse dikush mungonte
bënte pyetje se cështë puna me të? Mos është i sëmurë ose ndëruar jetë!?
Nëse është i sëmur duhet ta vizitojmë, e nëse ka ndëruar jetë duhet
t’ia përcjellin xhenazen e tij, e nëse pa asnjë arsyetim nuk ka ardhur
në xhami duhet t’i tërhiqet vëretja. Nga
gjithë kjo që u tha deri tash, shihet qartë se çfarë dobie dhe çfarë
rëndësie të madhe ka xhamia dhe xhemati në shoqërinë Islame. Andej
secili që e ndien veten se është pjestar i fesë Islame, nuk mund ta
lejojë veten që një herë në ditë pa vizituar xhaminë, pa hyr në të dhe
pa e falur namazin bashkërisht me xhemat. Në
xhami mësohet fjala e All-llahut xh.sh, Kurani dhe suneti i
Resul-ullahut, si burime kryesore të dijes dhe edukatës së njeriut.
Andaj të gjithë imamat, ligjëruesit dhe punëtorët e tjerë fetar pa
ngurim duhet të ngriten në pikpamje profesionale që xhematit të cilit i
shërbejnë ta udhëzojnë në njohjen dhe respektimin e Kuranit dhe
sunetit,të cilat janë burimet kryesore të Islamit. Imamët
në radhë të parë e kanë për detyrë që me punën e tyre në xhami të
zhvillojnë dhe kultivojnë vetëdijen fetare, duke shërbyer si shembull në
të gjitha aktivitetet dhe opcionet që kanë për qëllim begatimin e jetës
dhe fesë. Nga se xhamia është vendi më i përshtatshëm për zhvillimin e
vlerave fetare Islame. Besimtarët këto vlera duhet ti kultivojnë dhe ti
percjellin brez pas brezi deri sa të egzistojë bota. Xhamitë janë vendet
më të dashura të All-llahut xh.sh., në të muslimani është më i
rehatshëm dhe më i qetë, ku përjeton një kënaqësi shpirtërore gjatë të
falurit e pesë kohëve të namazit. Në
fund do të përfundojmë këtë punim me një ajet nga Kurani Famëlartë: ”E
drejt e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që ika
besuar All-llahut dhe ditës së mbrëmë(gjykimit)e që fal namazin, jep
zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë
të udhëzuar në rrugën e drejtë”(TEVBE A 18)
Autor:Hafiz Ismet Efendi Murati
Imam i xhamisë së re f.Tenovë.
II
Fshati Tenovë dhe prejardhja e emrit të fshatit Emri i f.Tenovë vjen nga fjala turke "tena”që d.m.th.(pak njerëz dhe qetësi). Hollësitë do ti sjelli në vazhdim. Fshati
Tenovë egziston përafësisht që prej shekullit XV (sipas të dhënave jo
zyrtare). Ky fshat ka qenë i vendosur në vendin e quajtur "Pjepa” ose
"Vadenica-ara” që ujiten rreth rrugës Tenovë-Radiovcë. Atje banorët e
këtij fshati kanë jetuar një kohë shumë të shkurtë edhe kanë qenë shumë
pak familje.Vendi ka qenë jo i përshtatshëm për të egzistuar dhe
zhvilluar ky fshat,për shkaqe të ndryshme klimatike dhe sigurie. Në
shekullin që lartë e përmendëm,disa banorë kanë vendos që të
shpërngulen prej këtij lokacioni dhe të ndërtojnë shtëpi në lokacionin
rreth malit "Lipa” ose në lokalitetin e pjesës së epërme të këtij fshati
që sot egziston, kurse pjesa tjetër që kanë mbetur në fshatin e parë
kanë qenë të interesuar për këto fshatra që kanë ndërtuar shtëpi në
lokalitetin e ri rreth pjesës malore dhe larg rrugës kryesore.
Interesimi i banorëve të ngelu në lokalitetin e vjetër ka qenë: pse këto
banorë u larguan nga ky lokacion dhe u vendosën në lokalitetin tjetër
rreth malit,ose në anën tjetër të lumit Vardar? Ato janë përgjegjur se ndihen shumë mirë dhe "tena”. Prej kësaj fjale’’Tena’’ky fshat e ka marë emrin Tenovë. Banorët
tjerë që janë vërtetuar se në këtë pjesë të lokalitetit ka më tepër
siguri dhe kushtet janë shumë më të volitshme për themelimin dhe
zhvillimin e fshatit kështuqë të gjithë janë shpërngulur prej vendit të
lartëpërmendur dhe u janë bashkangjitur këtyre fshatarëve duke ndërtuar
shtëpi në vendin e ri, ose në fshatin e ri të quajtur Tenovë. Kjo është një histori e shkurtër për fshatin Tenovë e veçanërisht për emrin e këtij fshati. Unë vendosa që të mos merem me: -Emra,
mbiemra, familje(mëhalla), konfesione dhe kombe, me atë se kush dhe se
si ka ardhur në këtë fshat për shkaqe të ndryshme, pa baza zyrtare. U
përcaktova për variantën që të jap një paqyrë ose retrospektivë të
shkurtër për prejardhjen e veçanërisht për emrin e këtij fshati. Bindja
dhe arsyeja ime është se sa më tepër të meresh me ngjarje jo zyrtare,
mund të ketë pasoja dhe reagime të ndryshme, që unë nuk e kam atë për
qëllim në këtë shkrim.Për arsyet e lartpërmendura u përcaktova për
varianitn që të shkruaj vetëm për ato të dhëna (jo zyrtare) që janë
shumë afër të vërtetës. Arsyetimi im është sepse njerëzit me të cilët
kam biseduar të gjithë ishin të një fjale, dhe të dhënat (e
lartëpërmendura) asnjeri nuk i mohonte por të gjith i vërtetonin. Në
jetën time kam pasur biseda me plot njerëz të moshuar, por shumë të aftë
dhe kompetent. Këto biseda i kam kryer dhe me këto informata jam marur
që në moshën time të hershme. Me personat e nderuar që kam biseduar në
jetën time kanë qenë mjaft të aftë(për atë kohë)dhe të respektuar nga
pjesa dërmuese e këtij fshati. Mendimi
im personal është(edhe pse merem me ngjarje jo zyrtare)që ky punim të
mirëpritet nga lexuesi për arsye se edhe këta të dhëna ofrojnë një
njohuri të konsiderueshme për preardhjen,emrin dhe egzistimin e f.Tenovë
me shpresë që gjeneratat e reja,ose studiues të së ardhmes do ta
thellojnë më tej këtë punim. Edhe
një herë theksoj,dhe mesazhi im është që gjeneratat e ardhshme si bazë
për të dhënat e fshatit ta kenë këtë punim dhe asesi mos përdorin tjera
të dhëna,për shkak se të dhëna të sakta nuk egzistojnë për këtë fshat.Ka
vetëm gënjeshtra dhe falsifikime për historikun e këtij fshati. Këtu
kam për detyrë që të ua bëj me dije gjeneratave të reja që të mos meren
me të dhënat që I kanë shënuar mjë pjesë e ashtaquajtur historian nga
Beogradi të cilët kanë formuar një histori të gabuar,ose më saktësisht
të rejshme për fshatin Tenovë. Fshati
Tenovë ka qenë(deri në vitet 1950)i vendosur në pjesën e epërme të
fshatit egzistues.Këtu kanë jetuar edhe shqiptarët edhe pala
maqedone.Kushtet kanë qenë mjaft të vështira,vecanarisht problemi më i
madh ka qenë ui(për pije dhe përdorim.Në vitet pas 1950 filloi
disllokimi (shpërngulja)e një pjese të fshatarëve në pjesën e poshtme
ose në pjesën rreth lumit "Vardar” arsyja e shpërnguljes të një pjese të
këtyre banorëve ka qenë problemi me ujin për pije dhe përdorim. Ky
disllocim ose shpërngulje të një pjese të banorëve.Fshati Tenovë i dha
një pamje të ndryshme se pamja e më parshme,mund të themi se fshati
Tenovë ka një pozitë mjaft të mirë,por me shumë mangësira urbanistike.
Këtu duhet theksuar se mardhëniet ndërkombëtare dhe konfeksionale kanë
qenë në një nivel shumë të mirë,dhe kjo vërtetohet me faktin se dy
konfeksionet (fetë) kanë ndërtuar xhaminë dhe kishën në një distancë
shumë të afërt.
III
Xhamia e vjetër dhe historiku i saj
Për
ndërtimin e xhamisë ka të dhëna zyrtare dhe evidencë të saktë e cila
është evidentuar në Baskësinë Islame të Maqedonisë dhe sipas kësaj
evidence kjo xhami është ndërtuar në vitin 1689.Mirëpo sipas të dhënave
jo zyrtare kjo xhami është ndërtuar më herët se ky vit.Kurse për kishën e
vjetër nuk ka të dhëna zyrtare,vetëm të dhëna zyrtare ka se kisha është
ndërtuar në vitin 1920. Pas
kësaj historie,ose shënimeve historike për formimin,emrin egzistimin
dhe zhvillimin e këtij fshati.Ne do ti kthehemi temës kryesore për të
cilën jemi përcaktuar,dhe ajo është:monografia, ose shënime historike
për xhaminë e vjetër në fshatin Tenovë. Xhamia
e vjetër apo xhamia (e cila ka qenë e vetmja në këtë fshat)është
ndërtuar në vitin 1689 si e lartëpërmendur dhe kjo xhami radhitet ndër
xhamitë më të vjetr në muftinin e Bashkësisë Islame në Tetovë,por edhe
ma gjërë në këto hapsira. Kjo
xhami,edhe pse ka qenë e ndërtuar me materiale shumë të dobta
(gur,plita dhe dru)por jeta,ose egzistimi i kësaj xhamie ka qenë shumë i
gjatë prej një distance kohore prej 315vite. Kjo
është një fenomen i vecantë i cili është për të analizuar këtë fenomen
të jashtëzakonshëm.Kanë kaluar shumë vite me kohra të vështira,sikurse
janë:ndryshime atmosferike,vërshime,mbulesa të mëdha me borë,era të
mëdhaja,tërmete dhe ashtu me radhë(do ti shënoj 2 tërmete që unë i mbaj
mend edhe ata janë:në vitet 1960 dhe 1963 me 7 shkallë të Rihtertit)por
sigurisht edhe më parë ka pasur kështu tërmete.Mirëpo ky objekt fetar i
ka përballuar të gjitha këto ngjarje atmosferikr,por edhe tjera ngjarje
që kanë pasur ndikim dhe rrezik për rëzimin ose dëmtimin e këtij objekti
mirëpo ky objekt i ka përballuar të gjitha këto rreziqe dhe ka
mbijetuar mbi 315vite.Dhe me të drejtë themi se ky është një fenomen i
jashtëzakonshëm.Dhe konstantimi im dhe shumë tjerëve është,se ky objekt
fetar ka pas një mbrojtje të jashtëzakonshme edhe ajo është sigurisht
mbrojtja e perendisë. Kjo
xhami në këtë distanc kohore ka luajtur rol të madh për egzistimin dhe
zhvillimin e fesë Islame dhe kombit shqiptarë në këtë fshat.Kur është
ndërtuar kjo xhami,fshati Tenovë ka qenë me një numër të vogël
familjesh,si ashtu edhe numri i muslimanëve por edhe i krishterëve në
këtë fshat ka qenë mjaft i vogël. Mirëpo zhvillimi ka vazhduar dhe numri
i familjeve(shtëpive)në këtë fshat,në momentin ka aritur afër 300
shtëpi prej këtyre 260shtëpi janë shqiptarë të besimit Islam. Në këtë
kontekst duhet theksuar se shumë nxënës që kanë mësuar dhe mësojnë në
këtë xhami për bazat e fesë Islame vecanarisht me libra në gjuhën
arabe.Shumë prej tyre kanë aritur në një nivel që kanë kryer edhe
hatme.Disa prej tyre kanë vazhduar mësimet në shkolla të mesme fetare(në
Shkup dhe Prishtinë) kurse tre vetë të respektuar kanë kryer fakultetin
Teologjik në sarajevë këto janë:Ismet Murati,Mahir Zeqiri dhe Tasin
Zeqiri të cilët në momentin kryenë detyra në lëminë e shkencave
Islame,dhe për ne kjo është një kënaqsi e veçantë,dhe me të drejtë
flasim me një epitet të lartë për rolin historik të kësaj xhamie të
shejtë. Këtu
dua të theksoj se si rezultat i ruajtjes dhe zhvillimit të kombit dhe
fesë në këtë fshat. Para disa vitesh u ndërtua edhe xhamia e re.Me
ndërtimin e xhamisë së re, vërtetohet roli historik i xhamisë së vjetër
që me shekuj e ka kultivuar kulturën Islame,dhe të muslimanët ka ngritur
një vetëdije të lartë për zhvillimin e fesë. Si
ashtu duhet të theksoj se banorët e këtij fshati,me theks të vecantë
ata që i takojnë fesë Islame kanë marë edhe tjera inicjativa për
ndërtime të shumë objekteve të sferës së infrastrukturës në këtë
fshat.Me një fjalë mund të konstatoj se xhamia e vjetëer ka luajtur një
rol shumë të madh në ngritjen e kulturës Islame.Si ashtu duhet theksuar
se një rol të rëndësishëm në zhvillimin e fesë Islame kanë luajtur edhe
imamat(hoxhollarët)që kanë kryer detyrën në këtë xhami. Në
këtë kontekst duhet shënuar apo përmendur disa prej imamëve që kanë
qenë në këtë xhami.Edhe pse nuk kemi të dhëna për të gjithë imamat e
kësaj xhamie por do ti përmendim disa prej tyre,edhe atë prej viteve
1920-2006 e ata janë: Neimi nga Tetova, Molla Imeri (haxhi hafëzi) nga
Tetova, Ismeti nga fshati Gradec, Samiu nga fshati Forinë, Ilmiu nga
fshati Forinë,J ahiu nga fshati Cellopek, Sadriu nga Përshevca,
Xhaemaili nga fshati Sedllarcë, Besiri nga fshati Miletinë, Ibrahimi nga
fshati Forinë dhe Vajdini nga fshati Kamenjan.
KONSTATIM: Lirisht
mund të themi dhe konstantojm se si lart i përmendëm ngjarjet dhe
rezultatet të kësaj xhamie.Me të drejtë themi se kjo xhami është
historike.Mirëpo koha e bën të veten,se xhamia erdh në një situatë shumë
të vështirë dhe kanoseshe rreziku për ramjen ose shkatërimin e
saj.Pasojat mundshin të jenë të mëdha vecanarisht kur tuboheshin shumë
njerëz(xhematë)për kryerjen e namazeve e vecanarisht për namazet e
Bajrameve. Në
bazë të këtyre të dhënave për rrezikun e rëzimit të xhamisë së
vjetër,xhemati i kësaj xhamie vendosi që të marë aktivitete për
rindërtimin e të njejtës xhami,ose ose ndërtimin e xhamisë së re. Këtu
duhet theksuar se këshilli I xhamisë bëri konsultime me të gjitha
instancat relevante(muftinin dhe komunën)për sanimin e objektit të
vjetër.Mirëpo të gjithë përfaqsuesit e këtyre organe ishin të një
mendimi se:xhamia e vjetër matutje nuk mund të përdoret si objekt për
kryerjen e aktiviteteve fetare dhe tubim të njerëzve për shkak se ishte
mjaft e dëmtuar dhe i kanoseshe rreziku për rrëzimin e saj. Sipas
mendimit të personave,ose organeve të lartëpërmendur.Ky objekt duhet
prej themeli të rindërtohet ose ndërtim të një objekti të ri. Në
bazë të kësaj (lartpërmendur).Xhemati solli vendim që xhamia e vjetër
të rrëzohet dhe në themelet e saj të ndërtohet xhamia e re.Si ashtu u
vendos që xhamia e re të ketë shenja për historikun e xhamisë së
vjetër,(të shënohet viti i ndërtimit të xhamisë së vjetër,incizime dhe
fotografi për objektin e vjetër).
IV
Vendim Në
bazë të kësaj të lartëpërmendur.Xhemati I kësaj xhamie në muajin Shkurt
2006vj në tubim,ose me rastin e faljes së xhumasë vendosi që të miren
aktivitete për rindërtimin ë xhamisë së vjetër. Vendimi
ishte që: xhamia të prishet deri në themel dhe në të njejtin vend të
ndërtohet xhami e re,por të vazhdoj emri dhe historia e xhamisë së
vjetër. Në
këtë ditë u forma këshilli inicjativ,me detyrë që të marë masat për
pregatitjen e dokumentacionit relevant për fillimin e aktiviteteve për
rëzimin dhe rindërtimin ose ndërtimin e xhamisë së re.Edhe pse hasëm në
disa probleme të pa arsyeshme për rëzimin dhe fillimin e aktiviteteve
për ndërtimin e xhamisë së re. Unë dhe bashkëpuntorët-këshilli iniciativ
që ishin të autorizuar për fillimin dhe vazhdimin e aktiviteteve nuk I
murëm para sysh pengesat që na bëjshin një pjesë e popullatës
vecanarisht xhematit të kësaj xhamie. Këtë
monografi, ose shënime historike të shkutra për xhaminë e vjetër me
shtesë për fshatin Tenovë,dhe rolin e saj që e ka luajtur në këtë
distancë kohore prej 315vite.E shkruaj për arye,që gjeneratat e reja që
do të vinë,të kenë një pasqyrë,ose një mongrafi të shkurtë për ngjarjet
historike që lart i përmendëm.Si ashtu dhe gjeneratat e reja të kenë nji
dituri; se në themelet e xhamisë historike, është themelua xhamia e re,
me dëshirë që kjo xhami(edhe pse e vogël)të ketë jetë të gjatë si
xhamia e vjetër. I
vetëdishëm se ky punim i shkruajtur nuk është i mjaftueshëm për të
formuar një monografi më të gjërë me theks të vecantë për fshatin Tenovë
për shkak të mungesës së të dhënave burimore dhe të sakta. Edhe
një herë potencoj se deri tash nuk egziston as një dokument I
shkruar,përvec bisedave që kam bërë me njerëz të moshuar,por shumë të
zgjuar dhe për atë kohë të aftë. Thellë
jam i bindur se shënimet historike për xhaminë e vjetër dhe fshatin
janë të vërteta,ose më afër të vërtetës.Këtë e theksoj për shkak se
tjetër të vërtetë,ose tjera të dhëna:për themelimin,egzistimin dhe
zhvillimin e këtij fshati nuk egzistojnë. Në
këtë kontekst,kam për detyrë të theksoj një ngjarje,ose një shkrim(të
ashtëquajtur)historia e fshatit Tenovë,që është shkruar prej një njeri
prej Beogradi në vitin 1949-1950 I cili jo vetëm që historin e këtij
fshati nuk e tregon reale.Por meret edhe me gënjeshtra,mashtrime dhe
dezinformata për themelimin egzistimin dhe për mbajtjen nacinale të
këtij fshati. Unë
qysh në vitet 1966-1970, këtë histori jo të realtë dhe tendecioze e
kamë hudhur poshtë si të pa vërtetë dhe me shumë gënjeshtra dhe
mashtrime. Ky
person i lartë përmendur.Bisedat për këtë fshat i ka kryer me njerëz
injorantë,por edhe tendecinoz.Për këtë arsye ,unë vendosa që këto
shënime të përsonit të lartë përmendur ti regjistroj në këtë
monografi,ose dokumente të shkruar për shkak se në këtë fshat ka persona
që posedojnë një pjesë të dokumentit të lartëpërmendur.Dhe të gjitha
ata të dhëna aq janë,jo të vërteta dhe falcifikate,a priori ti hudhë
poshtë. I
vetëdishëm se edhe unë kam lëshime,por edhe gabime.Mirëpo vendosa që të
merem me të dhëna ma reale dhe më afër të vërtetës e jo të merem me
gënjeshtra,ose ta fallcifikojë historinë e këtij fshati,vecanarisht për
egzistimin dhe zhvillimin e kombit shqiptar dhe fesë Islame në këtë
fshat. Për
të gjitha lëshimet ,ose gabimet që I kam bërë në këtë punim me theks të
vecantë ata të sferës:gramatikore,letrare dhe redaktuese.Kërkoj ndjesë
(falje),prej lexuesit por më tepër prej Allahut xh.sh.Edhe një herë
theksoj se:dëshira ime është që gjeneratat e reja ose studiuesit e të
ardhmes.Këtë punim me hulumtime më të thella më tej ta thellsojnë.
V
Fillimi i ndërtimit së xhamisë së re. Në
shtesë të kësaj monografie do të mundohem të jap sqarime dhe arsyetime
për shkaqet,pse erdhi deri te rëzimi i xhamis së vjetër dhe fillimin e
aktiviteteve për rindërtimin,gjegjësisht ndërtimin e xhamisë së re në
themelet e ksaj xhamie. Në
fillim të këtij punimi disa herë kam potencuar shkaqet pse erdhi deri
në prishjen ose rëzimin e xhamisë së vjetër dhe pse e njëjta nuk vazhdoj
të ngel si xhami.
ARSYETIM:
Xhamia
e vjetër u rëzua për arsye sigurie për xhematin e kësaj xhamie. Unë në
fillim potencova se koha e bën të veten, dhe me çfar materialesh ishte
ndërtuar xhamia e vjetër. Ky
objektë gjendeshe me nji gjendje të jashtëzakonshme të rënd dhe i
kanoseshe rëzimi me pasoja katastrofale për xhematin,veçanarisht kur
tubimi ishte me nji numër të madh.Në disa pjesë muri i xhamisë ishte
dëmtuar dhe dukshëm njiheshe shkatrimi i tij dhe nuk kishte kushte për
sanimin e murit ose pjesëve të tjera të objektit,për shkak se xhamia
ishte ndërtuar me materiale shumë të dobta. Sipas
mendimit të personave kompetent (ingiener-të ndërtimtaris) për sanimin e
ktij objekti nuk kishte tjetër rugë dalje, përveç rëzimit të objektit
dhe ndërtimin e objektit të ri.Sipas mendimit të organeve kompetent të
komunës.Kjo xhami duheshe ose të rëzohet ose të ndalohen të gjithë
aktivitetet e kryerjes së namazave në kët objekt të dëmtuar. Xhemati
u gjet me nji situate mjaft delikate:të mbyllet ose të ndërtohet xhami e
re.Këtu duhëshe të aprovohet nji vendim historik.Historik e them për
shkak se të fillosh ndërtimin e xhamisë së re ështe mjaft vendim i
guximshëm, duhet mjaft mjete financiale.Për shkaqe se gjendja ekonomike e
këtij xhematit ësht mjaft e vështir.Pjesmarësit ose xhemati i kësaj
xhamie është nji numër i vogël me vetëm 85 shtëpi si xhemat të kësaj
xhamie. Nji
pjesë,ose pjesa dërmuese e xhematit ishte për fillimin e ndërtimit e
xhamisë së re.Si ashtu duhet theksuar se në radhët e para që e
përmbajshin iniciativën për fillimin e xhamisë së re ishin rinia e cila
kishte vullnet të madh për ndërtimin e xhamisë së re.Edhe pse pjesa
dërmuese e xhematit kishte një vullnet të madh për fillimin aktiviteteve
për ndërtimin e xhamisë së re.Mirëpo u paraqit një pjesë e vogël e
xhematit prej disa personave që ishin mjaft destruktiv dhe nuk
pajtoheshin të ndërtohet xhamia e re.Kjo pjesë me një numër te vogël të
xhematit nuk kishte përmbajtje prej pjesës dërmuese për shkak se
arsyetimet e tyre ishin pa bazë që të mos prishet xhamia e vjetër.Kurse
arsya e pjesës dërmuese të xhematit ishte e bazuar në baza të shëndosha
se do të prishet xhamia e vjetër,por në themelet e asaj do të ndërtojm
një objekt të ri me materialet moderne i cili do të vazhdoj traditën e
xhamisë së vjetër . Në
emër të All-llahut xh.sh. xhemati i kësaj xhamie në muajin Shkurt 2006
dita e xhuma(premte) solli vendim për ndërtimin e xhamisë së re.U formua
këshilli inicjativ me detyrë që të kompletoj dokumentet relevante
për;rëzimin e xhamisë së vjetër edhe ndërtimin e xhamisë së re. Në
02/04/2006 filloi rëzimi I objektit të vjetër dhe pregatitja e terenit
për fillimin e ndërtimit të xhamisë së re.Këshili hapi tender publik që
të marë oferta me cmime dhe kushte më të volitshme.Këshilli prej 6
ofertave të paraqitura e pranoi ofertën e ndërmarjes ndërtimtare
"Pro-Ingenering”i përfaqsuar nga Ibrahim Ferati. Me
16/04/2006 filluan aktivitetet,dhe me një ceremonial solemn u vu gurë
themeli i xhamisë së re.Në këtë ceremonial ishin të pranishëm apo murën
pjesë një numër i madh i banorëve të këtij fshati.Gëzimi ishte
madhështor,mirëpo te unë,por edhe tek bashkpuntorët e mij ishte një
gëzim por edhe emocione një frigë e madhe,se si do ti dalim këtij
aktiviteti deri në fund. Në
këtë kontekst dua të theksoj se secila punë,aktivitet kur fillon në
emër të Zotit,ajo punë pa dyshim që dotë shkoj mirë dhe do të mbaroj
mirë dhe në kohë.Ashtu ndodhi edhe me ndërtimin e këtij objekti(per ne
)shumë i mirë dhe impozant i cili është ndërtuar me standarde shumë të
larta dhe moderne dhe shpresojm se do ti shërbej me qindra vite këtij
xhemati për kryerjen e aktiviteteve fetare :falja e namazeve dhe mësim
besimi i nxënësve në klasën që është ndërtuar në këtë objekt.I lutena të
plotëfuqishmit që edhe këtë objekt ta ruaj nga të kqijat sikurse kishte
ruajtur xhaminë e vjetër na”(këshilli drejtues)por edhe gjithë
dashamirët e kësaj xhamie jemi të befasuar,që këtë objekt madhështor ta
ndërtojmë me një distancë kohore prej 8 muajsh. Këshilli drejtues: - H.Muhamed Zeqiri - Fakri Bilalli - Rakip Elmazi - Hafiz Ismet ef.Murati - H.Lutfi Shabani - Selajdin Zeqiri - Ramiz Beqiri - Etem Zeqiri - Nasuf Zeqiri si
anëtar të këshillit drejtues dhe Sulejman Shefkiu si kryetar i B.L.i
cili ka dhënë kontribut të konsiderueshëm. I falenderohemi All-llahut
xh.sh. për ndihmën dhe vullnetin që na dha neve.Por edhe të gjithë
pjestarve që morën pjesë në financimin për ndërtimin e kësaj xhamie.Këtë
monografi në parathënien time e fillova me hadithin e të dërguarit të
All-llahut Sal-lall-llahut dhe do ta mbaroj me të njejtin hadith që
d.m.th.:”Ai që ndërton një xhami duke dashur me atë të arij vetëm
kënaqësin e All-llahut.All-llahu do ti ndëroj ndërtesë të njejtë në
Xhenet” Edhe
unë personalisht do ti drejtohem All-llahut xh.sh. me lutje:që të
gjithë pjestarët që morën pjesë në finansimin dhe gjithë aktiviteteve
reth kësaj xhamije ti shpërblej me Xhenet.
Autori:
Haxhi Muhamed Zeqiri
|