Fshati Tenovë - Lajme nga Bota
MainRegistrationLogin Me tenova.tk një hap më afër TENOVËS...
E Dielë, 04-Dezember-2016, 17:11
Login form
Site menu

FACEBOOK

Administrator

WEB

RADIO

Komentet tuaja !
500

Statistika


Shkruar nga: Administrator
Lajme nga Bota

Gjykata ndihmon Karaxhicin me fond shtese

Presidenti i Gjykatës ndërkombëtare për krime të luftës, Partik Robinson, i ka dhënë Radovan Karaxhiçit, fonde shtesë për mbrojtjen e tij kundër akuzave për mizori gjatë luftës në Bosnjë.

Kopenhagen, arrihet marreveshja per klimen

Udhëheqësit botërorë dhe zyrtarët e lartë nga 192 shtete raportohet se i kanë afruar qëndrimet rreth një marrëveshje të mundshme për ndryshimet klimatike, gjatë bisedimeve që janë zhvilluar edhe gjatë orëve të natës.

Irak, programe interneti kunder avioneve amerikane

Kryengritësit irakianë kanë përdorë në disa raste teknologji të lirë për të marrë të dhënat nga fluturaket pa pilot të amerikanëve, shkruan të enjten "Wal street journal”.

Libri i kthehet bibliotekes pas 99 vjetesh

Një libër që është kthyer këtë javë në bibliotekën e qytetit New Bredford, në Massachusetts, nuk ishte vonuar një javë, por plot 99 vjet, ndërsa dënimi për moskthimin e tij ka arritur shumën prej 361 dollarësh.

A do te ndryshoje harta e Indise?

Harta e Indisë ka gjasa që në të ardhmen të pësojë ndryshime. Pakicat etnike dhe aktivistët në rajonet më të varfra të Indisë po kërkojnë formimin e shteteve të tyre të pavarura, pas vendimit të papritur të qeverisë së Indisë javën e kaluar për formimin e një shteti të ri në jug të Indisë.

OKB: Mafia shpetoi bankat

Ekonomia boterore i shpetoi kolapsit financiar edhe nga parate e pista te trafiqeve te droges dhe aktiviteve te tjera te jashteligjshme. Denoncimi vjen nga zyra e droges ne Kombet e Bashkuara.

Berlusconi: Kam dy kujtime, urrejtjen e pak personave e dashurine e shume italianeve

Pasi la spitalin e Milanos, kryeministri Berlusconi deklaroi se dhimbja e tij nuk do jetë e kotë, nëse duke marrë shkas nga sulmi, politika italiane do të fillojë të bëhet më vetëdijëshme dhe më e sinqertë

Berlusconi kalon natën në Spital!!!
Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, e ka kaluar natën në një spital të Milanos me hundë e dy dhëmbë të thyer dhe me të çara në fytyrë pas një goditje në fund të një mitingu në qytet.

Dëshmitarët oklularë thanë se kryeministri 73 vjeçar po nënshkruante autografë kur një burrë e goditi nga afër me një statujë të vogël drejt e në fytyrë. Agjensia italiane e lajmeve (ANSA) thotë se ndaj një 42 vjeçari me probleme të shëndetit mendor, është ngritur akt-padi për sulmin. Mjekët vendosën ta mbajnë z. Berlusconi në spital për ta patur nën vëzhgim pas sulmit. Ai ka pësuar frakturë në hundë, i janë thyer disa dhëmbë dhe ka disa çarje në buzë.Një burrë 42 vjeçar u arrestua për sulmin. Njoftohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Një nga aleatët më të ngushtë të z. Berlusconi tha se kjo ishte një ditë e keqe për Italinë. Zëdhënësi i kryeministrit, tha se z. Berlusconi, që ka qenë në qendër të disa skandaleve dhe proceseve gjyqësore gjatë muajve të fundit, kishte paralajmëruar për një klimë frike dhe agresioni ndaj tij. /bbc/

Muslimanet e Zvicres protestojne para parlamentit

Së paku 500 persona, kryesisht myslimanë, kanë protestuar të shtunën para parlamentit zviceran për arsye të vendimit të referendumit të paradokohshëm për ndalimin e ndërtimit të minareve në këtë vend. Demonstruesit bartnin transparente "ne jemi myslimanë, nuk jemi Hitler".

Dodiq: Republika serbe nuk planifikon ndarje nga B&H

Kryeministri i Republikës serbe Millorad Dodiq mbrëmë deklaroi se autoritetet e këtij entiteti nuk planifikojnë të ndahen nga Bosnja dhe Hercegovina, por shtoi se këmbëngulë për respektimin e përpiktë të Marrëveshjes së Dejtonit.

Turqia ndalon aktivitetin e Partise Shoqerore Demokratike

Gjykata e Lartë e Turqisë bllokoi të premten partinë që ishte pro kurtëve për shkak se kishte lidhje me rebelet kurtë. Vendimi i dhënë për mbylljen e partisë pritet të dëmtojë përpjekjet për dhënien fund të konfliktit të gjatë me separatistët guerilas.

Hitleri nuk trembej nga askush pervec dentisitit

Ka kaluar në histori si një diktator i pamëshirshëm që ka shkaktuar vdekjen e miliona personave dhe nuk kishte frikë nga asgjë dhe asnjë. Por, kohët e fundit ka rezultuar se ishte diçka që terrorizonte Adolf Hitlerin e kjo ishte dentisti i tij.

Gjermanet kane frike nga perhapja e Islamit

Një sondazh i qendrës së studimeve "Infratest” tregon se rreth 3/4 e qytetarëve gjermane i druhen përhapjes së Islamit në vendin e tyre. Sipas studimit, 1/3 e të intervistuarve janë shprehur shumë të shqetësuar, ndërsa pjesa tjetër të ...

Shperthim ne miniere, 6 te vdekur dhe 13 te humbur

Së paku gjashtë minatorë u vranë dhe 13 të tjerë janë ende të bllokuar nën rrënoja pas shpërthimit të dhunshëm në një minierë qymyri në Bursa, në veriperëndim të Turqisë.

Obama merr sot Nobelin per Paqe

Presidenti amerikan Barack Obama udhëtoi në Oslo, ku do t’i jepet sot çmimi Nobel për Paqe. Agjencia Frans kujton se Obama do të merr çmimin vetëm nëntë ditë pasi që vendosi të dërgojë 30.000 trupa shtesë në Afganistan.

Kujdes, rezervareve të naftës ju vjen fundi.

Ndryshe nga parashikimet optimiste të agjensive të energjisë, specialistë të ndryshëm japin alarmin se bota ndodhet pranë fundit të rezervave të naftës. Një zyrtar i energjisë ndërkombëtare, i cili kërkoi të mbetej anonim shkaktoi

shqetësime me pohimet e tij, se kambanat kanë kohë që bien. Sipas tij është zgjedhur në mënyrë të vullnetshme që kjo e dhënë të mbahet larg veshëve të publikut, me qëllim shmangien e panikut te konsumatorët.


Pas nje viti, Adidas per vetem 1 euro


Kompania gjermane "Adidas” pohon se ka në plan që të prodhojë atlete të lira, që do të kushtojnë vetëm një euro dhe u dedikohen banorëve të shteteve të botës së tretë


Vdes Thecer...macja e ministrit kanadez


Edhe vdekja e nje kafshe mund te shkaktoje incident diplomatik. Ministri kanadez i Transporteve njoftoi koleget se Thecer kishte vdekur. Ne fakt behej fjale per nje mace, por tek kryeministri kanadez u percoll lajmi se kishte vdekur ish-kryeministrja britanike Margaret Thecer.


Brenda nje dite thyhen disa rekorde "Guinnes"

Mijëra njerëz në të gjithë botën kanë kërkuar të fiksojnë rekordet më të çuditshëm gjatë "Ditës së rekordeve Guinness” . Në Londër, një burrë ka tërhequr një autobus me dy kate, përmes flokëve.


Rusi, vrasin nje person dhe me pas ia shesin nje restoranti

Autoritetet e Rusisë thanë se tre persona të pastrehë në qytetin Perm, e kanë vrarë një njeri, pastaj ia kanë ngrënë pjesët e trupit ndërsa pjesët tjera ia kanë shitur një restoranti.


NASA: Ne hene ka uje

Nje "sasi domethenese” akulli eshte gjetur ne Hene. NASA pak me shume se nje muaj nga leshimi i nje rakete-predhe te sondes "LCROSS” ne nje krater ne polin jugor henor, ka dhene lajmin e shumepritur.


Turkmenistani, vendi i cuditshem ne nje toke te cuditshme

Kur ulesh në Ashgabat nuk përballesh me asnjë shenjë që ta kuptosh se në ç‘vend a ç‘pikë të botës je. Nuk ka asnjë tabelë ku të shkruhet: "Mirëserdhët në Ashgabat", apo "Aeroporti Ndërkombëtar i Ashgabatit, Terminali i Parë". Asgjë e tillë nuk ekziston.


  Copyright TENOVA © 2016 Web created & hosted by Administrator ZUTI