Fshati Tenovë - Lajme nga Sporti
MainRegistrationLogin Me tenova.tk një hap më afër TENOVËS...
E Premte, 09-Dezember-2016, 16:23
Login form
Site menu

FACEBOOK

Administrator

WEB

RADIO

Komentet tuaja !
500

Statistika


Shkruar nga: Administrator
Lajmet e fundit nga sporti.
Marreveshje Yahoo-Microsoft

Yahoo dhe Microsoft kanë bërë të ditur se këto dy kompani edhe zyrtarisht kanë përfunduar marrëveshjen e paralajmëruar për bashkëpunim në fushën e kërkimit dhe reklamimit.

Videoja ne YouTube con ne kontraten hollivudiane

Një regjisori nga Uruguai, i cili ngarkoi një film të shkurtër në YouTube në Nëntor 2009, iu ofrua një kontratë 30 milionë dollarëshe për të bërë një film hollivudian. Filmi do të sponsorizohet nga drejtuesi Sam Raimi, kreditë e të cilit përfshijnë filmat Njeriu Merimangë dhe E Keqja e Vdekur.

Videot me popullore te YouTube per 2009

Fituesja e vendit të dytë e spektaklit televiziv "Britain’s Got Talent” (Britania Ka Talente), Susan Boyle, ishte ylli i videove më popullore të 2009 në sitin e videove YouTube. Interpretimi mahnitës i këngëtares skoceze "I Dreamed A Dream” (Ëndërrova Një Ëndërr) në spektakël...

Rrjeti 4G i telefonise mobile vjen ne Skandinavi

Përdoruesit mobilë suedezë dhe norvegjezë mund të jenë të parët që përdorin gjeneratën e katërt (4G) të rrjetit mobil. Firma e telefonave mobilë TeliaSonera ka përfunduar punën në dy rrjete 4G në Oslo dhe Stokholm. Kompania tha se klientët e parë do të jenë në gjendje të përdorin rrjetet në fillim të 2010
Champions, ekipe angleze per Inter e Milan

Inter-Chelsea dhe Milan-Manchester. Keto jane dy ndeshjet me te forta pas hedhjes se shortit ne Nyon te Zvicres, ku u percaktuan perballjet e vlefshme per nje te tetat e Champions League.

Europa Lige, plotesohen 24 te kualifikuarat 

Eshte plotesuar numri i 24 skuadrave qe jane kualifikuar ne turin tjeter te Europa Lige, nderkohe qe suprizat e ndeshjeve te fundit ne grupe jane eleminimi i dy ekipeve italiane Genoa dhe Lazio.

Juventusi nuk heq dore nga Behrami

Drejtuesit e Juventusit janë më këmbëngulës në idenë e transferimit të mesfushorit kosovar Valon Behrami, që aktualisht është pjesë e skuadrës angleze West Ham United.

Ronaldinho: Berlusconi eshte numer 1

Ylli i Milanit, Ronaldinho, ka lëshuar një mesazh për të përkrahur presidentin e klubit, Silvio Berlusconi. Kryeministri italian aktualisht është duke u rikuperuar pasi u sulmua gjatë një tubimi politik në Milano.

Europa Lige, luhen ndeshjet e fundit te grupeve 
lajmeDy gola te Cercit kane ndihmuar Romen per t’u kualifikuar per me tej ne Kupen Europa Lige, duke e mbyllur kete faze ne krye te grupit E.

Real Madrid ne kerkim te Carvalhos

Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini ka kërkuar nga krerët e klubit të sjellin në "Santiago Bernabeu" mbrojtësin e Chelseat, portugezin Ricardo Carvalho.

Sissoko nuk largohet nga Juventusi

Mesfushori Momo Sissoko ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga Juventusi dhe ka hedhur poshtë spekulimet se është në negociata me Bayern Munchenin.
Arsenal me i mire se Liverpooli, 1:2 

Derbi javës së 16-të në Ligën Premier, është zhvilluar në Anfield ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit. Arsenal ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në shtëpinë e Liverpoolit, për të konfirmuar edhe njëherë formën e dobët të të zgjedhurve të Rafael Benitez.

Serie A: Inter calon, Milan fundoset 
lajmeMilani ka pësuar me rezultat 2-0 në San Siro ndaj Palermos, duke ngecur edhe një pikë ndaj Interit në krye të tabelës së Seri A, pasi nerazurët nuk arrin më shumë se një barazim 1-1 ndaj Atalantas.

Real Madrid mposhte Valencian 
lajmeDerbi i javës së 14-të në La Liga është zhvilluar mbëmë në Mestalla, ndërmjet Valencias dhe Real Madridit. Mbretërit e Real Madridit kanë arritur të shënojnë fitore me rezultat 3-2, edhe pse luajtën pa dyshen Ronaldo-Kaka.

Wenger e ka "fiksim" Lorik Canen

Mesfushori Lorik Cana ishte në planet e Arsene Wengerit gjatë afatit kalimtar të verës, por nuk arriti ta merrte. Në fakt, francezi vazhdon ta ruajë si një ëndërr që dëshiron ta plotësojë një ditë. Pse jo në afatet e ardhshme.

Premier Lige: Befasojne Manchester United dhe Tottenham 

lajmeFutbollistët e Evertonit këtë të shtunë kanë luajtur për ekipet që po përpiqen ta zënë Chealsean në vendin e parë të klasifikimit, pasi në xhiron e 16-të luajtën baras me rezultat 3:3 si mysafir në Londër te Chelsea.

Serie A: Juventus ne "shok" 

lajmeJuventus ka pësuar një shokë të vërtetë sonte në ndeshjen me Bari ku ka humbur me rezultat 3:1. Golat për Barin i shënuan Riccardo Meggiorini (7'), Barreto (penallti) (44') dhe Sergio Almiron (81') ndërsa golin e vetëm për Juven e shënoi Trezeguet (23').

Barcelona vazhdon me fitore 
lajmeBarcelona ka shënuar fitore minimale në ndeshjen përballë rivalit të qytetit, Espanyol. Ndeshja e zhvilluar në në Camp Nou, ndërmjet Barcelonës dhe Espanyolit, ka përfunduar me rezultat prej 1-0 në favor të vendasve

Ylli i futbollit C.Ronaldo nga minuta e parë kundër Barcës

Pas mungesës në dhjetë ndeshje të Real Madridit, pritet që Cristiano Ronaldo të filloje nga minuta e parë në ndeshjen kundër Barcelonës në Camp Nou.

Balotazhi per Afrika e Jugut 2010

Gjashtë "vizat" e fundit për pjesëmarrje në kampionatin botëror të futbollit që vitin e ardhshëm mbahet në Afrikën e Jugut do të ndahen të mërkurën mbrëma pas ndeshjeve kthyese të barazhit kur edhe do t’i mësojmë emrat e ...

Ja milioneret e Barcelones

Në vitin 2009, futbollistët e Barcelonës kanë inkasuar më shumë se një milion euro, si premi, shifër kjo që mund të ngrihet pas Botërorit të klubeve. Sipas të përditshmes katalunase Sport, për shumë nga ta, premitë që arrijnë nga trofetë, janë superiore ndaj rrogës vjetore.

Lazio rrezikon ta humbe Kasamin

Problemet e Lazios nuk kanë kufi. Pas çështjeve të pazgjidhura me Pandev dhe Ledesma, Lazio rrezikon ta humbë edhe futbollistin shqiptar, Pajtim Kasami, kampion i freskët i botës me Kombëtaren U21 të Zvicrës.

Torres do te mungoje kunder Cityt

Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, mund të mungojë në ndeshjen e fundjavës, të cilën të kuqtë do zhvillojnë kundër Manchester Cityt në Anfield. Për Liverpoolint ka edhe ...

Mascherano, perforcimi i pare i Barces

Mund të jetë mesfushori i Liverpool, Javier Mascherano, transferimi i ardhshëm i Barcelonës. Pep Guardiola i ka kërkuar një sakrificë ekonomike klubit për ta transferuar mesfushorin argjentinas, i cili pa dyshim se do t’i jepte kualitet vijës së mesfushës.

Xheko: Sezonin tjeter jam ne Milan

Një ndër golashënuesit më të mirë të Volfsburgut, Edin Xheko në një intervistë për të përditshmen italiane "Gazzetta dello Sport” ka thënë se ai shpreson që në sezonin e ri të futbollit do të jetë pjesë e Milanit

Nisme magjike e Ibras tek Barcelona

Zlatan Ibrahimoviç ka bërë nismë fantastike tek Barcelona. Edhe pse nuk dhuron spektakël sa pritej, sulmuesi suedez po shënon gola vazhdimisht në fanellën e klubit katalunas. Ish sulmuesi i Inter, Juventus e Ajax, ka realizuar 7 gola në 8 ndeshjet e para në La Liga.

Deshiron te behet si Zidane

Pajtim Kasami po shkëlqen me përfaqësuesen U-17 të Zvicrës në Kampionatin Botëror që po mbahet në Nigeri. Mesfushori shqiptar tashmë ka filluar të ëndërrojë karrierën e tij të madhe si futbollist. Ai dëshiron të bëhet si legjenda franceze Zinedine Zidane.

Pellegrini: Nuk do te largohem

Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, nuk do të mendojë dorëheqjen pas dështimin në Kupën e Mbretit. Reali u mposht me rezultat 4-0 nga Alcorcon në garën e Kupës, rezultat që ishte tronditës për Pellegrinin, por ky i fundit nuk ka ...

Chelsea, 46 milione euro per Agueron

Chelsea e ka konfirmuar interesimin e vet për sulmuesin e Atletico Madrid, Sergio Aguero. Sipas tabloidit britanik, The Sun, klubi i Roman Abramovich duket se ka bërë gati 46 milioni euro, për ta bindur klubin spanjoll.

Puyol mendoi te largohej nga Barcelona

Carles Puyol ka deklaruar se në të kaluarën kishte menduar të largohej nga klubi aktual, Barcelona. Për mbrojtësin spanjoll, muajt e kaluar interesim kishin shfaqur Manchester City e Milan, mirëpo ...

Blanc, ne krye te Juventusit

Jean-Claude Blanc edhe zyrtarisht është konfirmuar si president i ri i Juventusit, duke zëvendësuar kështu Giovanni Cobolli Gigli, i cili vendosi të tërhiqet nga detyra gjatë muajit të kaluar.

Inter i mire ne fushe, i dobet ne bilanc

Me shume se 70 aksionere te skuadres se Interit, kane aprovuar bilancin e kampioneve te Italise deri ne qershor te ketij viti, dhe faturat e regjistruara kane treguar nje humbje prej 154.4 milione eurosh

  Copyright TENOVA © 2016 Web created & hosted by Administrator ZUTI